Kopertina e librit Kompetenca Shkencore dhe Metodologjike e Mesimdhenies

Shpërndaje në:

Kompetenca Shkencore dhe Metodologjike e Mesimdhenies

Çmimi:

1500 Lekë

Shto librin tek lista e librave të preferuar.

Kategoria Shkencor
Formati PDF
Shtëpia botuese Redona
Data e botimit 5 Nëntor 2016
Gjuha Shqip
Numri i faqeve 248
ISBN 978-9928-148-49-0

Pajisjet ku mund të lexohet libri

Desktop
eReader
Tablet
Windows
IOS
Android

Përmbledhja

Lexuesi i këtij studimi do të befasohet, siç jam befasuar edhe vetë, pasi do të ndeshet me përpjekjen për të trajtuar nëse ekzistojnë marrëdhënie midis zotërimit të lëndës mësimore nga mësuesit dhe zotësive të tyre në mësimdhënie. Autori i ka emërtuar kompetencë shkencore dhe kompetencë metodologjike e mësimdhënies. Befasia lidhet me supozimin e ngritur për të vërtetuar që këto kompetenca janë të dyja të rëndësishme. Nxënësi ka nevojë sa për një mësues që e zotëron mirë lëndën aq edhe për një mësues që di të përdorë metodat e përshtatshme për përçimin e asaj lënde. Në pamje të parë duket sikur ky studim do të merret me diçka që dihet edhe në nivelin e common sense. Por po ashtu në nivelin e praktikës së përditshme ne dimë se ka mësues të cilët megjithëse janë zotërues të mirë të lëndës, ata nuk dinë t’ua përcjellin kënaqshëm atë nxënësve, ashtu siç ka mësues që zotërojnë metodologjitë e mësimdhënies, por nuk zotërojnë mirë lëndën. Ne dimë gjithashtu se ka nxënës që nuk përfitojnë shumë nga mësuesit që e zotërojnë mirë lëndën nëse ata nuk zotërojnë mirë edhe metodologjitë e mësimdhënies dhe anasjelltas. Eksperiencat e praktikës së përditshme na tregojnë se në këtë çift variablash ekzistojnë një varg paragjykimesh: ka njerëz që besojnë se “mjafton që mësuesi të zotërojë lëndën se pastaj ai e gjen edhe metodën më të përshtatshme për ta dhënë atë”, të tjerë që besojnë se “nxënësi nuk don t’ia dijë sesa di mësuesi i vet, për të ka rëndësi se sa i zoti është ai t’ua mësojë atë nxënësve”. Po të vijohet edhe më tej, me siguri që do të hasen edhe besime e qëndrime nga më të larmishmet. Kjo do të thotë se kryerja e një studimi të tillë është e përligjur. Me këtë studim kemi rastin që të shohim marrëdhënien midis aftësive që lidhen me zotërimin e lëndës dhe aftësive që lidhen me përçimin e saj te nxënësit. Kjo është një temë e rëndësishme për të gjithë ata që janë mësues ose që përgatiten për këtë profesion. Kjo është një temë e rëndësishme gjithashtu edhe për vetë nxënësit dhe studentët. Unë do të dëshiroja ta veçoja në këtë përcjellje të këtij studimi se ai mund të shërbejë edhe si një shembull për të gjithë ata që dëshirojnë të përfshihen në kërkim. Në këtë studim do të mund të shihet se si përcaktohet objekti i studimit, si ngrihen pyejtet kërkimore, si ndërtohet një hipotezë, si përzgjidhet kampioni nga një popullatë, si përgatiten instrumentet për kërkim, si administrohen ato, çfarë analizash bëhen përshtat karakterit të të dhënave të grumbulluara, etj. Me dy fjalë, studimi mund të ndihmojë të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë jo vetëm se në çfarë përfundimesh ka mbërritur autori, por edhe se si ka mbërritur ai atje. Lexuesi i këtij studimi mund të mos bjerë dakord me çdo gjë të tij. Nëse ndodh kjo, autori dhe të gjithë ne të tjerët do të duhet të jemi shumë të kënaqur. Kur ndodh kjo, brenda njeriut aktivizohet një qëndrim kritik. Qëndrimi kritik në kërkimet shkencore përbën një nga kërkesat themelore të tij. Në lidhje me këtë unë do të uroja të kishte sa më shumë qëndrim kritik. Ky zhvillon mendje kërkuesi, por edhe motivacion për përfshirje në studime alternative. Studimet alternative pasurojnë dijen ekzistuese dhe kështu përfshihemi në ciklin e njohur të kërkimit. Me rastin e përcjelljes së këtij studimi për te lexuesi, unë do të uroja si autorin për punën e kryer ashtu edhe lexuesit e tij për konfirmimin e tezës se zotërimi i lëndës dhe zotërimi i metodologjive janë paralelisht të rëndësishme, se zotërimi i lëndës ka përparësi përmbi zotërimin e metodologjisë pasi i hap rrugën asaj, e ushqen dhe mundëson përshtatjet e nevojshme.
Urime.
Prof. Dr. Adem Tamo

Vlerësime

0
0 përshtypje (0 përshtypje)
5

0% (0%)

4

0% (0%)

3

0% (0%)

2

0% (0%)

1

0% (0%)

Lini përshtypjen tuaj

Ju duhet të bëni log in për të shtuar një përshtypje.

Libra të ngjashëm me "Kompetenca Shkencore dhe Metodologjike e Mesimdhenies"

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.