Lidershipi: Teoria dhe Kerkimi
2500 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Shkencor |
---|---|
Formati | |
Shtëpia botuese | Mediaprint |
Data e botimit | 15 Prill 2024 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 408 |
ISBN | 9789928087263 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Të gjithë ata që do të lexojnë dhe përdorin në praktikë librin "Lidershipi- Teoria dhe Kërkimi", do të mbeten të impresionuar me paraqitjen serioze të autorëve, për të trajtuar me kompetencë të lartë akademike dhe shkencore Lidershipin- një prej koncepteve dhe kompetencave bazë të formimit shkencor dhe zbatimit praktik. Gjithashtu, ata do të mbeten të kënaqur me trajtimin profesional të ndikimit të lidershipit në jetën akademike, profesionale, sociale, ekonomike, politike, si edhe në fushën e biznesit në çdo nivel të shoqërisë. Përmbajtja e librit bazohet në kërkime, referenca dhe përvojë që prezantojnë ide, koncepte, praktika, njohuri dhe aftësi lidershipi të paraqitura në një koherencë që zgjeron horizonte, ofron informacion, përmes faktesh, hulumtimesh dhe përvojash ndërkombëtare, të ndërthurura këto me përvojën e gjatë akademike dhe kërkimore të autorëve. Ky libër ofron njëkohësisht një prezantim të teorive të lidershipit dhe një analizë se si ato zbatohen në situata të jetës reale. Libri ka një fokus mjaft të gjerë, për studentë, pedagogë dhe studiues të fushave të ndryshme. Libri, gjithashtu mund të përdoret edhe nga kompanitë e biznesit, si dhe nga institucione dhe organizata qeveritare dhe jo qeveritare për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive të lidershipit. Ky libër do të ishte i dobishëm, jo vetëm si tekst për studentët e programeve të ndryshme, por edhe për edukimin e vazhdueshëm apo trajnimin gjatë shërbimit, si edhe për programe plotësuese të zhvillimit të lidershipit. Libri është i ndërtuar në pesë pjesë. Në pjesën e parë trajtohen teoritë, qasjet dhe stilet e lidershipit. Në këtë pjesë zënë vend qasja e tipareve, qasja e aftësive, qasja e sjelljes, si edhe qasja situacionale me autorët dhe bazat teorike në të cilat bazohen. Gjithashtu, trajtohen stilet e lidershipit, ku nga më kryesoret përfshihen stili menaxherial, transaksional, demokratik, transformues, instruksional dhe postmodern. Në pjesën e dytë shtjellohen domenet e lidershipit, në të cilat përfshihen domeni strategjik, operacional dhe ndërpersonal. Gjithashtu, paraqiten lehtësuesit e lidershipit: inspirimi, fokusimi, mundësimi, përforcimi, dhe të nxënit. Një vend të rëndësishëm në këtë pjesë zë edhe trajtimi i funksioneve teknike, monitoruese dhe strategjike, si edhe ndërtimi i ekipit të lidershipit. Pjesa e tretë e librit i kushtohet marrëdhënieve ndërmjet inteligjencës, personalitetit dhe lidershipit. Komponenti i inteligjencës fokusohet në inteligjencat e shumfishta: inteligjenca verbale- gjuhësore, logjike-matematikore, muzikore, kinestetike-trupore, hapësinore, ndërpersonale dhe intrapersonale. Komponenti i personalitetit përfshin trajtimin e pesë elementeve të rëndësishëm të personalitetit: neuroticizmi, ekstraversioni, të qenit i hapur, pajtueshmëria dhe ndërgjegjshmëria. Pjesa e katërt e tekstit i dedikohet lidershipit në edukim, në të cilën përfshihet lidershipi në institucionet akademike, me specifikat që ofron mjedisi i edukimit. Në këtë pjesë zënë vend modelet mbizotëruese të lidershipi shkollor, lidershipi në shkollat me në qendër të nxënit, organizimi hierarkik në shkollë, motivimi dhe kënaqësia në punë, menaxhimi i performancës, menaxhimi i mbledhjeve, si edhe vendimmarrja dhe menaxhimi i konfliktit. Në pjesën e pestë dhe të fundit të librit shtjellohet zhvillimi, aftësitë komunikuese dhe dështimi i lidershipit. Në këtë pjesë vend të rëndësishëm zënë strategjitë e zhvillimit të lidershipit, menaxhimi i ekipit të lidershipit, dështimi dhe parandalimi i dështimit të lidershipit. menaxhimi i ndryshimit, si edhe sftësitë komunikuese të lidershipit. Libri shërben si pjesë e kurrikulës së formimit të studentëve të të gjitha profileve, me njohuritë dhe kompetencat e duhura të lidershipit, si edhe si bazë për trajnime profesionale për profesionistë të fushave dhe disiplinave të ndryshme. Nga ana tjetër, libri shërben si pjesë e bibiliotekës së pedagogëve dhe specialistëve të të gjitha niveleve, por edhe e liderëve të fushave të ndryshme. Pedagogët dhe hulumtuesit do të gjejnë gjithashtu referenca shumë të dobishme për punën e tyre mësimdhënëse dhe kërkimore në kurrikulën e lidershipit.
Prof. Dr. Tonin Gjuraj
Shpërndaje në: