Kurrikula: Dizenjimi, Zhvillimi, Vleresimi
2500 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Shkencor |
---|---|
Formati | |
Shtëpia botuese | Pika 5a, Gjilan |
Data e botimit | 5 Prill 2023 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 498 |
ISBN | 978-9951-12-066-1 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Kam ndjekur e lexuar thuajse tërë punën kërkimore akdemike të Profesor Nazmiut për shkak se kam pasur nevojë të konsultohem e referohem punës së tij. Nuk e teproj të them se si kërkues, pedagog e studiues poliedrik, Nazmi Xhomara mbetet ndër pedagogët më profesionistë dhe elegant në një mori fushash akademika, të tilla si Metodat e Avancuara të Kërkimit, Vlerësimi, Të Shkruarit akademik dhe Lidershipi. E lexova librin e tij të ri "Kurrikula- dizenjimi, zhvillimi, vlerësimi", të cilin e ka hartuar në bashkëautorësi me kolegen e përkushtuar Nazyktere Hasani dhe mora po të njëjtën ndjesi e kënaqësi që pata ndjerë me librat e tij të mëparshëm. Libri ngërthen një sërë termash dhe konceptesh themelore, edukimi, filozofike, psikologjike, sociale të cilat të trajtuara mjeshtërisht në tekst përbëjnë burime utilitare për studentët e degëve të mësuesisë për formimin e tyre fillestar, por sidomos janë shumë të rëndësishme për formimin e vazhdueshëm të mësuesve dhe specialistëve në institucionet e edukimit. Gjithçka në këtë libër është e mbështetur në kërkime, përvojë dhe referime multidimensionale që lidhen e rilidhen herë pas here, një libër që zgjeron horizonte, ofron informacion, përmes faktesh e gjurmimesh e përvojash ndërkombëtare, të ndërthurura këto me përvojën e gjatë akademike të autorit, i cili përpiqet të shmangë pronësinë e ideve, por na lë të lirë “të udhëtojmë” aty ku ndërthuret përvoja e derisotme e studimeve në këto fusha me të nesërmen, personalja me arritjet bashkëkohore. Fjala është për një libër që jep aq njohuri, po aq dhe ngacmon njëherazi dhe mendimin. Them mendimin pasi tërthorazi libri provokon dilema e mëdyshje të tilla si: natyra dhe karakteri historik i kurrikulave, fenomenologjia dhe kurrikula, zhvillimi i kurrikulës. Lexuesit dhe përdoruesit e librit "Kurrikuladizenjimi, zhvillimi, vlerësimi" do të mbeten të impresionuar me paraqitjen serioze të autorëve për të trajtuar me kompetencë të lartë akademike dhe shkencore një nga komponentët bazë të edukimit në përgjithësi dhe të mësimdhënies dhe të nxënit në veçanti- kurrikulën. Libri shterron të gjitha shkollat apo teoritë e zhvillimit të kurrikulës, të cilat sot luajnë një rol vendimtar në zhvillimin në praktikë të kurrikulës. Nga ana tjetër, libri është i pasur me trajtime torike dhe praktike të qasjeve kurrikulare, këndvështrimeve teorike, premisave dhe fushave kurrikulare, modeleve të dizenjimit, zhvillimit dhe zbatimit të kurrikulës. Libri përmban 18 kapituj, në të cilët trajtohen: (1) Përshkrimi dhe fokusi i kurrikulës, (2) Qasjet kurrikulare, (3) Teoritë kurrikulare, (4) Premisat dhe fushat e kurrikulës, (5) Këndvështrime filozofike të kurrikulës, (6) Këndvështrime psikologjike të kurrikulës, (7) Konstruktivizmi, fenomenologjia dhe kurrikula, (8) Dizenjimi i kurrikulës, (9) Qasje të dizenjimit të kurrikulës, (10) Zhvillimi i kurrikulës, (11) Qasje dhe modele zhvillimit të kurrikulës, (12) Zbatimi i kurrikulës, (13) Transaksioni i kurrikulës, (14) Vlerësimi i kurrikulës, (15) Modele vlerësimi të kurrikulës, (16) Dokumentet kurrikulare, (17) Kurrikula finlandeze, (18) Ndryshimi dhe inovacioni i kurrikulës. Libri është organizuar në katër ndarje ose pjesë të mëdha. Pjesa e parë, e titulluar Natyra e kurrikulës trajton këndvështrime të kurrikulës, parimet e kurrikulës, përkufizimi i kurrikulës, koncepte të kurrikulës, qasjet kurrikulare, rolet në zhvillimin e kurrikulës, këndvështrime teorike të kurrikulës, hulumtimi dhe teorizimi i kurrikulës, premisat e kurrikulës, fushat e kurrikulës, si edhe dizenjimi i kurrikulës. Pjesa e dytë e titulluar Këndvështrime filozofike, psikologjike dhe sociale të kurrikulës kryesisht trajton implikime filozofike në dizenjimin dhe zhvillimin e kurrikulës, filozofia dhe kurrikula, filozofitë e edukimit, të kuptuarit e bazave psikologjike të kurrikulës, biheviorizmi, konjitivizmi, bazat sociale dhe kulturore të kurrikulës, natyra e konstruktivizmit, problem-zgjidhja dhe të menduarit krijues, të menduarit intuitive, të nxënit zbulues, të menduarit kritik, të menduarit krijues, zhvillimi konjitiv dhe kurrikula, inteligjenca sociale dhe emocionale. Pjesa e tretë e titulluar Dizenjimi, zhvillimi, zbatimi dhe transaksioni i kurrikulës përfshin komponentët e dizenjimit të kurrikulës, dimensionet e dizenjimit të kurrikulës, dizenjime përfaqësuese kurrikulare, fazat e procesit të zhvillimit të kurrikulës, zhvillimi i qëllimeve, synimeve dhe objektivave të kurrikulës, përzgjedhja e përmbajtjes, edukimi, shkollimi dhe kurrikula, modele tekniko- shkencore të zhvillimit të kurrikulës, modelet joteknike-joshkencore të zhvillimit të kurrikulës, natyra e zbatimit të kurrikulës, modele të zbatimit të kurrikulës, faktorët që ndikojnë në zbatimin e kurrikulës, bazat e transaksionit të kurrikulës, mësimdhënia efektive, pedagogjia kritike. Pjesa e katërt e titulluar Vlerësimi, ndryshimi dhe inovacioni i kurrikulës përveç të tjerave përshkruan edhe konceptet natyra dhe qëllimi i vlerësimit të kurrikulës, vlerësimi në praktikë i kurrikulës, modele që bazohen në metodën shkencore post- pozitiviste të vlerësimit, modele që bazohen në metodën humaniste dhe natyraliste të vlerësimit, korniza kurrikulare- rasti i Shqipërisë dhe Kosovës, korniza Kurrikulare: New South Wales, Australia, kurrikula dhe mësimdhënia në Finlandë, reformimi i kurrikulës dhe sistemit arsimor finlandez, përgatitja e mësuesve në universitete, strategjitë dhe modelet e ndryshimit dhe inovacionit të kurrikulës, ristrukturimi i kurrikulës, ristrukturimi i mësimdhënies dhe të nxënit. Libri shërben si pjesë e kurrikulës së formimit të studentëve të mësuesisë të të gjitha profileve me njohuritë dhe kompetencat e duhura të dizenjimit, zhvillimit dhe vlerësimit të kurrikulës. Nga ana tjetër, libri shërben si pjesë e bibiliotekës së mësuesve dhe specialistëve të edukimit të të gjitha niveleve. Pedagogët dhe hulumtuesit, gjithashtu, do të gjejnë referenca shumë të dobishme për punën e tyre mësimdhënëse dhe kërkimore.
Prof. Dr. Ylljet ALIÇKA
Shpërndaje në: