Kopertina e librit Metodat e Avancuara te Kerkimit Shkencor

Shpërndaje në:

Metodat e Avancuara te Kerkimit Shkencor

Çmimi:

2500 Lekë

Shto librin tek lista e librave të preferuar.

Kategoria Shkencor
Formati PDF
Shtëpia botuese Fast Print
Data e botimit 6 Maj 2019
Gjuha Shqip
Numri i faqeve 345
ISBN 978-9928-271-33-4

Pajisjet ku mund të lexohet libri

Desktop
eReader
Tablet
Windows
IOS
Android

Përmbledhja

Libri “Metodat e Avancuara të Kërkimit Shkencor- Advanced Research Methods” përbën një publikim të strukturuar në ndihmë të studentëve, kërkuesve dhe specialistëve të fushave të ndryshme që zbatojnë kërkimin shkencor në disiplinat e tyre specifike. Në radhë të parë libri është fokusuar kryesisht për studentët që hartojnë tema diplome në tre nivelet e diplomimit: Bachelor, Master, dhe Doktoraturë. Libri përbën gjithashtu një kontribut në ndihmë të kërkuesve shkencorë të niveleve të ndryshme, të cilët do të gjejnë në përmbajtjen e tij mbështetje të fortë për të dizenjuar dhe zhvilluar qasje të ndryshme kërkimore në displina të shumta. Libri trajton qasjet dhe metodat më të përdorura kërkimore, së bashku me strukturat specifike kërkimore që i vijnë në ndihmë çdo kërkuesi. Libri është i pasur me terminologji kërkimore, me situata kërkimore, me shembuj të qasjeve apo metodave të ndryshme kërkimore në fusha të ndryshme të dijes, si në fushën e edukimit, ekonomisë, psikologjisë, mjekësisë, menaxhimit, teknologjisë së informacionit dhe inovacionit, financave, drejtësisë, shkencave humane, mjedisit natyror, etj. Në libër trajtohen me kompetencë të lartë shkencore konceptet dhe termat kyçe të metodave të avancuara të kërkimit shkencor në ditët e sotme. Në këtë libër, autori ka shpalosur me kompetencë të lartë profesionale, të gjithë komponentët e kërkimit, të cilët zbatohen në ditët e sotme në të gjitha fushat dhe displinat e veçanta kërkimore. Autori, duke u bazuar në referenca autoritative, si edhe në eksperiencën e tij në këtë fushë trajton qëllimin dhe objektivat e kërkimit, pyetjet kërkimore dhe hipotezat, variablat e varur dhe të pavarur, variablat sasiorë dhe kategorik, kornizën teorike dhe shqyrtimin e literaturës, qasjet dhe metodat kërkimore, popullatën dhe kampionin e studimit, instrumentet për mbledhjen e të dhënave primare, analizën deskriptive dhe analizën inferenciale, analizën cilësore dhe intervistimin, pyetësorët dhe vrojtimin, standardet e kërkimit (assumptions), si dhe vlefshmërinë dhe besueshmërinë e kërkimit. Libri është një guidë e pasur metodologjike që mbështet kërkuesit në dizenjimin specifik të çdo qasje apo metode kërkimore, për të cilat ata mund të jenë të interesuar. Libri trajton në mënyrë të plotë dhe të detajuar kërkimin bazik dhe kërkimin e zbatuar, qasjet kërkimore sasiore, cilësore dhe mikse. Përveç qasjeve kryesore kërkimore, në libër janë trajtuar në mënyrë shterruese metodat më të rëndësishme të secilës prej qasjeve kërkimore. Në libër prezantohen kërkimi eksperimental dhe kuazi eksperimental, kërkimi shkakor- krahasues, kërkimi vlerësues, kërkimi rreth një subjekti të vetëm, kërkimi etnografik, kërkimi historik, studimi i rastit, teoria e bazuar; kërkimi biografik dhe kërkimi fenomenologjik; kërkimi etnografik dhe kërkim i kampionit tipik; kërkimi përshkrues dhe kërkimi shoqërues; kërkimi veprues dhe kërkimi vrojtues, si edhe kërkimi ndërhyrës dhe meta- analiza. Për çdo metodë kërkimore të paraqitur në detaje prezantohet kuptimi dhe rëndësia e saj, dizenjimet e ndryshme që zbatohen, shembuj të shumtë zbatimi në praktikë, kërcënimet e vlefshmërisë dhe besueshmërisë, si edhe avantazhet dhe disavantazhet. Autori trajton në libër testet më të rëndësishme inferenciale që zbatohen për testimin e hipotezave duke i ilustruar me shembuj, me tabela apo me grafikë dhe diagrama. Në libër trajtohen analiza korrelacionale dhe regresive, bivariate dhe multivariate; analiza e variancës (ANOVA) dhe analiza e kovariancës (ANCOVA); analiza multivariate e variancës (MANOVA) dhe analiza multivariate e kovariancës (MANCOVA); T- test për analizimin e mesatareve të korreluara dhe T- test për mesatare të pavarura; T- test për koeficientin e korrelacionit (t-test for r); T- test kategorik për diferencat në proporcione; Test Chi- square dhe Test dy drejtimësh i domethënies; Test Friedman dhe Test jo parametrik i domethënies; Test KruskallWallis dhe Test Mann-Whitney; Test një drejtimësh i domethënies dhe Test parametrik i domethënies; Test Sign dheT-test për proporcione të korreluara. Libri “Metodat e Avancuara të Kërkimit shkencor- Advanced Research Methods- është organizuar në ndarje ose pjesë të mëdha dhe në kapituj. Pjesa e parë, e titulluar Procesi kërkimor, trajton rëndësinë e kërkimit shkencor në fusha të ndryshme të dijes. Kjo pjesë prezanton kuptimin e kërkimit shkencor duke ju refereruar autorëve të ndryshëm të fushës kërkimore. Gjithashtu në këtë pjesë gjejnë vend qëllimi dhe objektivat e kërkimit, pyetjet kërkimore dhe hipotezat, variablat sasior dhe cilësor ose kategorik, dizenjimi i kërkimit, qasjet kërkimore sasiore, cilësore dhe mikse, popullata dhe kampioni i studimit, instrumentimi, vlefshmëria dhe besueshmëria e kërkimit, si edhe etika në kërkimin shkencor. Pjesa e dytë e titulluar Analiza e të dhënave trajton analizimin e të dhënave të përftuara në kërkimin shkencor. Në këtë pjesë prezantohen në mënyrë të detajuar dhe shterruese tre analizat më kryesore që përdoren nga kërkuesit në procesin kërkimor: (1) analiza deskriptive, (20 analiza inferenciale statistikore, si edhe (3) analiza cilësore. Pjesa e tretë e titulluar Qasja kërkimore sasiore trajton karakteristikat dalluese të kërkimit sasior. Në këtë pjesë trajtohen në mënyrë të detajuar dhe shterruese disa nga metodat më të përhapura në qasjen kërkimore sasiore: (1) kërkimi eksperimental, (2) kërkimi kuazi eksperiemntal, (3) kërkimi korrelacional, (4) kërkimi shkakorkrahasues, (5) kërkimi rreth një subjekti të vetëm, si edhe (6) kërkimi vlerësues. Pjesa e katërt e titulluar Qasja kërkimore cilësore dhe mikse përshkruan karakteristikat specifike të qasjes kërkimore cilësore dhe asaj mikse. Në këtë pjesë trajtohen në mënyrë të plotë dhe të detajuar metodat më të përdorura kërkimore që i përkasin qasjes cilësore: (1) kërkimi etnografik, (2) kërkimi historik, (3) studimi i rastit, si edhe (4) kërkimi miks. Pjesa e pestë e titulluar Raporti kërkimor trajton në mënyrë të detajuar standardet akademike të hartimit të raportit kërkimor. Në këtë pjesë prezantohen struktura e raportit kërkimor me të gjithë elementet përbërëse në varësi të qëllimeve specifike të
publikimit. Libri përbën një kontribut të spikatur në fushën e kërkimit shkencor në ndihmë të studentëve, kërkuesve dhe specialistëve të fushave të ndryshme, të cilët jam i bindur që do të gjejnë baza të forta për të dizenjuar dhe zhvilluar qasje kërkimore të suksesshme në displina të shumta.
Prof. Dr. Engjëll Pere

Vlerësime

0
0 përshtypje (0 përshtypje)
5

0% (0%)

4

0% (0%)

3

0% (0%)

2

0% (0%)

1

0% (0%)

Lini përshtypjen tuaj

Ju duhet të bëni log in për të shtuar një përshtypje.

Libra të ngjashëm me "Metodat e Avancuara te Kerkimit Shkencor"

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.