Menaxhimi ekonomik mjedisor i ndërmarrjeve
3000 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
| Kategoria | Edukim | 
|---|---|
| Formati | |
| Gjuha | Shqip | 
| Numri i faqeve | 300 | 
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Që të sigurohen brezat e së ardhmes për të patur të njëjta alternativa zhvillimi, si brezat që jetojnë sot, kërkon që faktorët ekonomik, shoqëror dhe ekologjik të ekuilibrohen: duke ruajtur kulturën vendase, duke mbrojtur mjedisin, duke ruajtur burimet dhe tiparet natyrore, për t’i dhёnё formë tё qëndrueshme komuniteteve dhe zhvillimit ekonomik. Mbrojtja e mjedisit përbën një nga çështjet më kryesore që shqetëson sot njerëzimin.  
Zhvillimi i qëndrueshëm - zhvillim që plotëson nevojat e të tashmes pa rrezikuar mundësitë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre. Është një koncept i përhapur dhe gjerësisht i pranuar, jo vetëm nga studiuesit e ekonomisë e mjedisit, por edhe nga udhëheqësit politik dhe vendimmarrësit, kudo në botë.  
Që të ruhet kjo bazë, mjedisi duhet mbrojtur prej të gjitha veprimtarive që prishin  drejtpeshimin natyrë – mjedis – njeri. Menaxhimi mjedisor është manaxhimi i aktiviteteve të komunitetit, i cili ka patur ose mund të ketë një ndikim në mjedis, duke ruajtur burimet natyrore, kufizuar lëshimet e ndotjeve dhe elementët e rrezikshme të mjedisit, si dhe të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të banorëve të Komunitetit. 
Shpërndaje në: