Kopertina e librit Politika e Jashtme e Shqipërisë (1991 - 2011)

Shpërndaje në:

Politika e Jashtme e Shqipërisë (1991 - 2011)

Çmimi:

1500 Lekë

Shto librin tek lista e librave të preferuar.

Kategoria Shkencor
Formati PDF
Shtëpia botuese Rama Graf
Data e botimit 30 Tetor 2024
Gjuha Shqip
Numri i faqeve 221

Pajisjet ku mund të lexohet libri

Desktop
eReader
Tablet
Windows
IOS
Android

Përmbledhja

Ky libër ka marrë në studim një periudhë kohore relativisht të pa prekur shumë nga diplomatë, studiues, apo historianë. Të paktë janë ata studiues, të cilët kanë shkruar ose analizuar politikën e jashtme shqiptare në periudhën e tranzicionit. Kjo ishte arsyeja që më intrigoi mjaft për të hedhur dritë mbi disa ngjarje, të cilat kanë lënë shenja të forta në ndërgjegjen kolektive të shqiptarëve, por dhe në imazhin problematik që mbarte Shqipëria për periudhën që është marrë në studim në arenën ndërkombëtare. Ecuria e Shqipërisë, por dhe politika e saj e jashtme në këto vite tranzicioni nuk është se ka shkëlqyer në momente të caktuara, por njëkohësisht ajo ka pasur dhe sukseset e veta.

Ky libër është i përbërë nga hyrja, pesë kapituj dhe përfundimet, ku në hyrje është marrë në shqyrtim periudha e kohës së komunizmit, nga viti 1945 deri në vitin 1992, ndërkohë që çdo kapitull merr në shqyrtim një periudhë të caktuar kohore, duke u përpjekur që të analizohen momentet më kyçe të ecurisë së Shqipërisë postkomuniste, në rrugën e saj drejt krijimit të institucioneve demokratike dhe Integrimeve Euro-Atlantike.

Fjalët kyçe: Politika e Jashtme, Diplomacia, Program Politik, Shqipëri, Kriza Ballkanike, Integrime Euro-Atlantike, BE, NATO, Procesi i liberalizimit të vizave.

Vlerësime

0
0 përshtypje (2 përshtypje)
5

0% (100%)

4

0% (0%)

3

0% (0%)

2

0% (0%)

1

0% (0%)

Lini përshtypjen tuaj

Ju duhet të bëni log in për të shtuar një përshtypje.

2 përshtypje

Kledi Rapo

Politika e Jashtme e Shqipërisë (1991 - 2011)

Alban Permeti ka realizuar një analizë të thelluar dhe të kujdesshme të politikës së jashtme të Shqipërisë gjatë periudhës së tranzicionit, një temë që ka mbetur shpesh e nënvlerësuar nga studiuesit. Me një qasje të hollësishme dhe të dokumentuar, autori nxjerr në pah ngjarjet kyçe që formësuan imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe ecurinë e saj drejt integrimeve Euro-Atlantike. Ky libër është një kontribut i vlefshëm për kuptimin e dinamikave të diplomacisë shqiptare pas komunizmit. Suksese Alban

1 0

Margarita Muho

"Politika e Jashtme e Shqipërisë (1991 - 2011)" Alban Permeti

Nje studim i ri, nje thesar i gjithi per tu zbuluar, per nje periudhe kaq dinamike dhe ta pa shkruar me pare. Suksese te metejshme!

1 0

Libra të ngjashëm me "Politika e Jashtme e Shqipërisë (1991 - 2011)"

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.