Rrëfimet e një qyteti
1050 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Roman |
---|---|
Formati | |
Data e botimit | 10 Shtator 2024 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 386 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Ky libër është një kronikë që përfshin hapësirën kohore të dy -tre javëve mbas tërmetit kataklizmik 2019 dhe muajt më zymtë, më të rrezikshëm të pandemisë Covid 19. Një mjek në prag pensioni vazhdon të jetë pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për të, megjithë riskun e lartë për jetën e tij. Pacientët i kërkojnë ndihmë për shkak te vuajteve fizike prej sëmundjeve, por rrefimet e tyre lënë të kuptojmë se vuajtjet shpirtërore janë ku e ku më të thekshme: zhgënjimet e pariparueshme,dhimbjet e paqetësueshme, pesimizmi i thellë, dëshpërimi i pangushëllueshëm, sepse nuk shohin rrugëdalje nga kjo derexhe ku e kanë katandisur shoqërinë tonë, politikanët e postkomunizmit. Përpos ndihen të poshtëruar, të grabitur, të fyer në inteligjencen e tyre, prej propagandës së shpifur gebelsiane qeveritare, e cila duke rrufitur e babëzitur taksat e tyre, bënë çmos tu imponoj imazhet dhe mesazhet e rreme, të një realiteti virtual. Në gjithë këtë realitet të zymtë, shpresëvakët, ajo që të trishton, të ligështon më shumë, është mungesa e revoltës, nënshtrimi ndaj të keqes, squllja e dinjtetit, herë prej frikës dhe herë për shkak të shitjes së tij, (ca prej hallit, ca për çik karrierë), tek blerësi më i madh, pushteti. Linja e dytë e librit është drama e një intelekuali me profil të lartë akademik, i angazhuar në politikë, por karakteri antikonformist dhe idealizmi i pa kompromis, e detyrojnë të braktisë, i pështirosur, qarqet ku ishte dikur pjesë aktive; vetsyrgjynoset dhe vetizolohet në qytetin e lindjes. Aty bie në një depresion me pasoja fatale.
Shpërndaje në: