Shkenca dhe Teknologjia e Materialeve Ndërtimore
1000 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
| Kategoria | Shkencor |
|---|---|
| Formati | |
| Data e botimit | 13 Shkurt 2026 |
| Gjuha | Shqip |
| Numri i faqeve | 573 |
| ISBN | - |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Ky tekst mësimor është fryt i një pune të gjatë dhe të vazhdueshme, të nisur në vitin 1972 dhe i ripunuar e pasuruar ndër vite, në përpjekje për t’u përshtatur me zhvillimet e pandërprera të shkencës dhe teknologjisë së materialeve ndërtimore. Ribotimi i shtatë synon të ofrojë një përmbajtje bashkëkohore, të përditësuar dhe të përshtatshme për mënyrën moderne të të nxënit dhe të studimit.
Libri është konceptuar për t’u shërbyer në radhë të parë studentëve të inxhinierisë së ndërtimit, arkitekturës, inxhinierisë së mjedisit dhe hidroteknikës, por edhe profesionistëve që kërkojnë një material referimi të qëndrueshëm dhe praktik. Trajtimi i materialeve ndërtimore është bërë me një qasje didaktike, duke kombinuar teorinë, standardet teknike dhe përvojën praktike, me synimin për të ndihmuar lexuesin të kuptojë jo vetëm çfarë janë materialet, por edhe si dhe pse ato sillen në një mënyrë të caktuar në strukturat ndërtimore.
Formati i këtij botimi synon ta bëjë tekstin më të aksesueshëm dhe më të lehtë për përdorim, pa cenuar seriozitetin akademik dhe thellësinë shkencore. Shpresa ime është që ky libër të shërbejë si një udhërrëfyes i besueshëm gjatë studimeve universitare dhe më tej, në praktikën profesionale.
Nëse ky tekst arrin të nxisë mendimin kritik, kërkimin dhe përgjegjësinë profesionale tek brezat e rinj të inxhinierëve, atëherë qëllimi i tij kryesor është përmbushur.
Vlera e këtij teksti është fryt i një pune kolektive, i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave me të gjithë ata me të cilët autori ka punuar dhe jetuar ndër vite.
Një falënderim i veçantë i dedikohet bashkëshortes Lindita, për durimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë procesit të punës, si dhe fëmijëve, nipërve dhe mbesës, si një kujtim i çmuar nga ky rrugëtim i gjatë profesional dhe jetësor.
Shpërndaje në: