Kopertina e librit SPSS: Analizat Statistikore ne Kerkimin Shkencor

Shpërndaje në:

SPSS: Analizat Statistikore ne Kerkimin Shkencor

Çmimi:

2000 Lekë

Shto librin tek lista e librave të preferuar.

Kategoria Shkencor
Formati PDF
Shtëpia botuese EMAL
Data e botimit 2 Maj 2021
Gjuha Shqip
Numri i faqeve 367
ISBN 978-9928-04-744-1

Pajisjet ku mund të lexohet libri

Desktop
eReader
Tablet
Windows
IOS
Android

Përmbledhja

Libri “SPSS- Analizat Statistikore në Kërkimin Shkencor” ju dedikohet në radhë të parë, por jo vetëm studentëve, kërkuesve dhe specialistëve të fushave të ndryshme që zbatojnë kërkimin shkencor në disiplina të ndryshme akademike. Përpunimi statistikor i të dhënave në kërkimin shkencor shpesh përbë një sfidë si për studentët, ashtu edhe për kërkuesit. Libri përbën një guidë shumë ndihmuese dhe mbështetëse për përdoruesit e programit SPSS në përpunimin e të dhënave të mbledhura në kërkimin shkencor me anë të instrumenteve të ndryshme kërkimore. Për hartimin e librit autori ka përzgjedhur me kujdes një numër të konsiderueshëm autorësh të fushës, të cilët janë cituar në tema apo rubrika të caktuara të tekstit. Gjithashtu, autori është mbështetur edhe në të gjithë përvojën e tij shumëvjeçare në kërkimin shkencor, por sidomos në përdorimin në praktikë të programit SPPS. Libri i publikuar lehtëson përdorimin e programit SPSS për analizën e të dhënave deskriptive dhe inferenciale që zbatohen në kërkimin shkencor. Duke ju referuar librit, studentët dhe kërkuesit e fushave të ndryshme do të gjejnë përgjigjet e nevojshme për përpunimin, analizën dhe interpretimin e të dhënave të mbledhura në qasje të ndryshme kërkimore. Libri nis me trajtimin e koncepteve apo termave bazë statistikore që gjejnë zbatim gjatë aplikimit të menuve dhe komandave të ndryshme në programin SPSS dhe vijon më tej me zbatimin e teknikave të larmishme statistikore. Përdoruesve të programit SPSS ju ofrohen të gjitha procedurat e detajuara statistikore në ndihmë të përpunimit të të dhënave. Të gjitha analizat e trajtuara në tekst, që gjejnë përdorim në programin SPSS shoqërohen me imazhe ilustruese. Autori ka trajtuar në mënyrë shterruese dhe të strukturuar zbatimin e analizave të ndryshme deskriptive dhe inferenciale në varësi të qasjeve apo metodave të ndryshme kërkimore që zgjidhen nga ana e studentëve apo e kërkuesve në një temë të
caktuar kërkimore. Botimi u mundëson studentëve dhe kërkuesve se si të përzgjedhin, përpunojnë dhe interpretojnë siç duhet të dhënat statistikore pa u bazuar në mënyrë të ekzagjeruar në teori, derivime të formulave përkatëse, apo në koncepte abstrakte matematikore. Çdo kapitull është strukturuar për t'iu përgjigjur pyetjeve që studentët dhe kërkuesit kërkojnë më shumë përgjigje. Cili është testi statistikor adekuat për një situatë kërkimore të caktuar? Si mund të prezantohen, përpunohen dhe interpretohen të dhënat? Si zbatohet në praktikë hap pas hapi testi i përzgjedhur në një situatë kërkimore? Si interpretohen outputet statistikore të përftuara nga zbatimi i testeve inferenciale të zgjedhura për të testuar hipotezat? Më konkretisht studentët dhe kërkuesit do të gjejnë në tekst zbatimin në mënyrë të detajuar të temave apo koncepteve: dizenjimi i studimit, modeli statistikor dhe analiza inferenciale, variablat dhe llojet e të dhënave, nivelet e domethënies statistikore, tipi i I dhe i II i gabimit, përmasa e kampionit dhe fuqia e testit statistikor, premisat kërkimore të modeleve statistikore, menaxhimi i të dhënave në SPSS, vlerësimi i të dhënave të munguara dhe ekstreme, rikodimi
i variablave, krijimi i një variabli të ri, ndarja ose klafikimi i rasteve, transpozimi i të dhënave, procedura e analizës deskriptive, frekuencat dhe përshkrimi i të dhënave, testet inferenciale mbi njehsimet numerike dhe mesataren, analiza korrelacionale, testi krahasues i vlerave të vrojtuara me vlerat e pritshme, t-test, fuqia e testeve statistikore dhe vlerësimi i përmasës së kampionit, përdorimi i programit G*Power, analiza e variancës ANOVA, testet Contrasts dhe Post Hoc, matjet e përsëritura dy drejtimëshe, analiza e kovariancës ANCOVA, regresioni linear i thjeshtë dhe i shumfishtë, regresioni hierarkik dhe vlerësimi i premisave kërkimore, mbetjet dhe format e tyre grafike, vlerësimi i premisave kërkimore, regresioni logjistik, analiza multivariate e variancës MANOVA, analiza e funksionit diskriminant, analiza faktoriale, testi Chi- Square, testi Mann Whitney U, testi KruskallWallis, testi Wilcoxon Signed‐rank Test dhe testi Friedman, si edhe Testi Sign. Libri është një kontribut i rëndësishëm që mbështet studentët, specialistët dhe kërkuesit e fushave dhe disiplinave të ndryshme akademike në formimin e aftësive dhe kompetencave në zbatimin e testeve të ndryshme inferenciale, në analizimin dhe interpretimin e outputeve statistikore të përftuara në ndihmë të testimit të hipotezave të ngritura në kërkimin shkencor.
Prof. Asoc. Dr. Anni Dasho

Vlerësime

0
0 përshtypje (0 përshtypje)
5

0% (0%)

4

0% (0%)

3

0% (0%)

2

0% (0%)

1

0% (0%)

Lini përshtypjen tuaj

Ju duhet të bëni log in për të shtuar një përshtypje.

Libra të ngjashëm me "SPSS: Analizat Statistikore ne Kerkimin Shkencor"

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.