Ju pëlqejnë poezitë? Zbuloni çfarë rezervon Libroteka për këtë kateogri

Dashuria e lexuesve shqiptarë për poezinë

Poezia, siç mund ta keni mësuar edhe në shkollë, është një gjini letrare me anë të së cilës një autor shpreh ndjenjat por edhe vështrimin e tij për ndonjë dukuri apo ngjarje me një gjuhë të fuqishme artistike. Poezia ndahet në poezi lirike, epike dhe epiko-lirike. Varësisht nga preferencat e poetit poezia në disa raste e përdor rimën, por autorët modern nuk kujdesen shumë për rimën. Vitet e fundit, shumë shkrimtarë e poetë kanë vendosur të publikojnë botimet e tyre poetike në formën e librave digjitalë.

Pavarësisht se Libroteka është një platformë e re për tregtimin e librave elektronikë dhe ka shumë pak kohë që është lançuar në treg, ka arritur të ketë shumë libra digjital të gjinisë letrare të poezisë. Kjo na ka bërë të kuptojmë se lexuesit shqiptarë e duan shumë poezinë dhe nëse jeni duke kërkuar libra të kësaj gjinie në formë digjitale, atëherë ky artikull është për ju.

Më poshtë keni një listë me e-Books me poezi nga autorë mjaft të talentuar shqiptarë.

Një ereader dhe një trëndafil i kuq

'Muzeu i Pritjes' - Shkëlzen Halimi

Autori Shkëlzen Halimi na ka treguar se vëllimi me poezi 'Muzeu i Pritjes' është një librat më të bukura me poezi që ai ka shkruar, dhe për këtë është shumë krenar. Ai thotë se ky libër digjital të krijon një ndjesi të butë që në poezinë e parë. Është një vëllim i shkruar me një stil të veçantë, ndërkaq vargjet të çojnë në disa dimensione të çuditshme, por që janë dimensione shpirtërore, në të cilat ka dhimbje, vetmi, por edhe dashuri. Ndërthurja e motive të ndryshme që për bosht kanë vetëm një subjekt dedikues, janë vetëm disa nga nuancat që e bëjnë këtë poezi edhe më shpirtërore.

Librin digjital 'Muzeu i Pritjes' e gjeni në format PDF për vetëm 360 lekë.

'Deti i Natës' - Neviana Shehi

Një miksim mes filozofisë dhe vargjeve poetike “Deti i natës”, është një libër digjital, i cili lexuesin do ta bëjë të ndjejë plotësimin e shumë zbrazëtive shpirtërore, të cilat ndonjëherë edhe na mundojnë. Deti si lajtmotiv i këtij libri është në funksionin e metaforës, është në funksion të dhimbjes, sepse edhe vetë autorja e ka kapërcyer, por gjithnjë kokën e ka mbajtur prapa, duke e shikuar bregun e vendlindjes, që në fakt do të shndërrohet në bregun e dhimbjes. “Deti i natës” ofron një lexim shpirtëror, një lexim që lë mbresa të thella, sepse pikërisht heshtja e detit të natës në fakt është zëri që kumbon dhe që dëgjohet thellë në subkoshiencën tonë.

Librin digjital 'Deti i Natës' e gjeni në format PDF për vetëm 360 lekë.

'Sonata e Shiut' - Thomaidha Tanuçi

Poezitë në vëllimin “Sonata e shiut”, për arsye se vetë titulli i emërtuar me një term të muzikës sikur mëton të identifikojë poezinë me muzikën, si një strukturë e dyzuar sematike e artistike, që e plotësojnë njëra-tjetrën në vizionin dhe perceptimin e lexuesit. Me shiun në epiqendër të këtij libri digjital me poezi, lexuesit arrijnë të depërtojnë thellë në mëdyshjet dhe ndjenjat e autores përgjatë momenteve të ndryshme të jetës së saj.

Librin digjital 'Sonata e Shiut' e gjeni në format PDF për 500 lekë.

'Ndjenjë ' - Orgesa Kodhelaj

"Ndjenja" është libri i parë i botuar nga 20 vjeçarja Orgesa Kodhelaj, e cila ka lindur dhe jetuar në Greqi. Libri "Ndjenjë" është një përmbledhje e disa poezive, prozave dhe thënieve të cila ajo i ka shkruar ndër këto vite. "M'i ke lidhur duart me trishtim, por kur nis të të shaj, del mjalt nga goja ime." Me këtë thënie të saj ka vendosur të krijoj dhe kopertinën e librit. Libri "Ndjenjë" është një libër plot me ndjenja, ashtu siç jemi të gjithë.

Librin digjital 'Ndjenjë' e gjeni në format PDF për 600 lekë.

'Poezi - Alketa Dervishaj

Libri është përmbledhje poetike prej rreth 180 poezi. Të gjitha poezitë në këtë libër përshkojnë ndjenjën më të lashtë të njerëzimit, dashurinë. Duke e shfletuar ngadalë nga faqja në faqe, nga poezia në poezi, nga vargu në varg, çdo poezi, çdo strofë në këtë vëllim poetik është një mendim më vete. Një gjykim, një vetmi, një urrejtje, një marrëzi, një çmenduri, një goditje, një hidhërim, një mallkim, një braktisje, një luftë që si kurorëzim kanë dashurinë.

Librin digjital 'Poezi' e gjeni në format PDF për 1000 lekë.

'Humbur mes ngjyrash' - Irma Kurti

Irma Kurti është shkrimtare, poete, përkthyese dhe krijuese e teksteve të këngëve. Pavarësisht profesioneve të saj, ajo të ciën duket që ka pak më tepër përzemër është poezia, dhe nuk kishte si të mungonte një botim i saj në këtë gjini letrare. Tek Libroteka ju mund të gjeni vëllimin e saj poetik me titull 'Humbur mes Ngjyrash'.

Libri digjital përmban 70 lirika dashurie të pabotuara më parë. Një pjesë e tyre janë shkruar në kohën e izolimit, gjatë pandemisë, atëherë kur ndiheshim të burgosur brenda mureve të shtëpisë që, kushedi pse, nuk na dukej streha më e sigurt, por një hapësirë e pamjaftueshme për të marrë frymë e për t’u ndjerë të çlirët.

'Humbur mes Ngjyrash' mund ta bëni tuajin për vetëm 300 lekë.

'Në festën erotike' - Aristotel Spiro

Shkrimtari Aristotel Spiro së fundmi ka nxjerrë në shitje librin e tij digjital me poezi të quajtur 'Në festën erotike'. Duket se në këtë libër përshkruhen më së miri përmes vargjeve poetike, të gjitha ndjesitë njerëzore. Një libër me poezi që prekin anë të panjohura të shpirtit njerëzor. Tema e dashurisë, jetës, vdekjes, problemet sociale të një shoqërie në kapërcyell dhe të njeriut që duhet të luftojë për t’u përshtatur në këtë realitet, të dhëna përmes një figuracioni të pasur. Fryma e meditimit dhe e ironisë, të përziera bashkë, krijojnë një atmosferë emocioni të përmbajtur.

Librin e tij digjital me poezi e gjeni në format PDF për 300 lekë.

Përmbledhje

Librat digjital duket se çdo ditë e më shumë po zënë një vend të rëndësishëm në rutinën tonë të leximit dhe aq më tepër ato libra që kanë përmbajtje poetike. Vëllimet me poezi janë ato të cilat po dominojnë librat digjital të Librotekës. Mesa duket lexuesit shqiptarë e duan shumë këtë gjini letrare, prandaj ne vendosëm të publikojmë këtë artikull.

Gjithashtu, duam t'ju kujtojmë se tek Libroteka ju mund të blini libra digjitalë 24/7 pa kufizime gjeografike. Fillimisht ajo çfarë duhet të bëni është të krijoni një llogari duke vendosur të dhënat tuaja. Regjistrimi tek Libroteka është falas dhe llogarinë tuaj ju mund ta përdorni edhe për të shitur edhe për blerë libra digjitalë.

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.