Njihuni me formatet e librave digjitalë

Faktorët që që përcaktojnë formatet elektronike

e-Readers, zakonisht mbështesin një sërë formatesh kur bëhet fjalë për leximin e e-Books dhe dokumenteve digjitale. Këtu gjithashtu, përfshihen edhe formatet DOC të paketës Microsoft Office, e cila është gjerësisht e njohur dhe e përdorur.

Një e-Reader me format e librave digjitalë

Zgjedhja e formatit të duhur të librit elektronik varet nga tre faktorë: veçoritë që karakterizojnë një e-Book, platforma nga ku shkarkohet dhe pajisja e-Reader që përdorni.

Në këtë artikull, ne shpjegojmë disa nga formatet më të zakonshme dhe ato më pak të zakonshme me të cilat ia vlen të njiheni, në mënyrë që të kuptoni më mirë se si funksionon secila.

Formatet më të përdorura për e-Books

Më poshtë kemi listuar disa nga formatet më të njohura dhe më të përdorura për leximin e librave digjitalë, që me siguri ju ka rastisur t’i përdorni online.

ePub

ePUB është formati më i përhapur i leximit të librave elektronikë. I zhvilluar nga Forumi Ndërkombëtar i Publikimeve Digjitale (tani pjesë e Konsorciumit të World Wide Web), versioni i fundit i tij, pason atë të vitit 2007 të quajtur 'Open e-Book' (EOB). ePUB mbështetet nga pothuajse të gjithë lexuesit e librave elektronikë, që nuk i përkasin Amazon.

Përveç një formatimi elegant teksti, ky format skedari përmban integrimin e elementeve si imazhe, audio dhe video, si dhe elemente ndërvepruese. Librat digjitalë në formatin ePUB, janë krijuar për t'u përshtatur në mënyrë dinamike me çfarëdo madhësie ekrani, qoftë në e-reader, PC apo tabletë.

Për mbrojtjen e të drejtave të autorit, përdoruesit e ePUB kanë mundësinë të zgjasin afatin kohor të Menaxhimit të të Drejtave Digjitale (DRM), një sistem i krijuar për të trajtuar këtë problematikë.

Disavantazhi i formatit ePUB, është se ka kërkesa mjaft strikte për krijimin e një arkivi zip.

PDF

Ky format dokumenti është zhvilluar nga Adobe Systems përmes një ‘cross-platforme’ që mundëson leximin e dokumenteve digjitale pavarësisht nga softueri ose hardueri. Një dokument PDF mund të lexohet në pajisje pikërisht ashtu siç është krijuar nga autori. Gjithçka që nevojitet është softueri për leximin e PDF, i cili zakonisht është i disponueshëm edhe në e-Reader.

Në të shumtën e rasteve skedarët PDF kanë madhësi e vogël, dhe për këtë arsye ato janë shumë të përshtatshme për t'i bashkëngjitur në email, për shkarkimin dhe ruajtjen e menjëhershme në pajisjet tuaja, duke përfshirë edhe e-Readers.

Dallimi teknik midis PDF dhe formateve të tjera të librave elektronikë, është se tekstet në PDF nuk përshtaten me çdo ekran, ndërsa formatet ePub dhe MOBI, janë të ndërtuara në mënyrë të tillë për t'u përshtatur në mënyrë optimale me madhësinë e ekranit.

Pra, nëse hapni një skedar PDF në telefonin tuaj, teksti dhe faqosja e librit elektronik nuk do të përshtaten sipas rezolucionit të ekranit të pajisjes suaj. Në gjuhën e zhvillimit të librave elektronikë, kjo do të thotë se ka një "paraqitje fikse".

MOBI

Mobi është formati i librave elektronik me pronësi të Amazon, të cilin ata e blenë në vitin 2005 nga Mobipocket SA. Dokumentet në formatin MOBI mbështeten nga pajisjet e lexuesve të serisë Kindle dhe mund të hapen në versionet më të vjetra të Windows (2000, XP, Vista) dhe pajisjet celulare me sistemet operative Palm OS, Symbian OS ose Windows Mobile.

Ai ka një standard të ngjashëm me ePUB për leximin e e-Books dhe gjithashtu funksionon me XHTML. Nga këndvështrimi i lexuesve, nuk ka shumë ndryshim teknik midis të dyve. Prandaj, nuk ka rëndësi se cilin format përdorni. Ndryshe nga formatet e tjera të librave elektronikë, MOBI ka një fleksibilitet mjaft të kufizuar kur bëhet fjalë për paraqitjen. Në Amazon, MOBI është lënë disi në hije pas lançimit të formatit të ri të njohur si AZW.

Formate të tjera, më pak të përdorura

Ka formate të shumta për e-books, dhe disa të tjera janë më pak të njohura e të përdorura se ato që përmendëm më lart, të cilat mund t’ju duhet t’i përdorni në raste të veçanta.

AZW dhe AZW3

Formatet AZW dhe AZW3 janë dy formatet e librave elektronikë të Amazon. AZW është më i vjetri nga të dy; ai debutoi së bashku me Kindle-in e parë në vitin 2007. AZW3 mbërriti në vitin 2011 me lançimin e modelit e-Reader, ‘Kindle Fire’.

IBA

Një tjetër format për librat digjitalë për të cilin mund të keni dëgjuar është edhe IBA. Ky format suportohet nga pajisjet e leximit të librave elektronik, Apple Teknikisht, formati është shumë i ngjashëm me ePUB. Sidoqoftë, duke qënë se është në pronësi të gjigantit Apple, ky format nuk është i lexueshëm në pajisje të tjera e-Reader.

FB2

Formati, FB2 është i bazuar në XML. Ai u krijua në Rusi dhe përmban tags të veçantë për të përshkruar çdo element të librit. Formati strehon të gjitha metadata-t si dhe lejon fleksibilitet për një sërë operacionesh si përpunimi automatik, indeksimi dhe konvertimi në formate të tjera.

DJVU

DJVU, emri i të cilit lexohet “déjà vu”, është një format skedari grafik, i ndërtuar për dokumente dhe libra të skanuar, veçanërisht ato që përmbajnë kombinim tekstesh, vizatimesh, imazhesh dhe fotografish. Ky format është zhvilluar nga AT&T Labs. Ai përdor teknika të shumta si vendosjen e imazhitv ndërmjet tekstit dhe sfondit, ngarkimi progresiv, kodimi aritmetik etj. Konsiderohet një derivat shumë herë më i mirë i PDF-së.

RFT

Ky format teksti është i pajtueshëm me çdo lexues elektronik në treg. Ai ka një avantazh ndaj TXT për shkak të aftësisë së tij për të mbajtur karaktere të veçanta, për përshtatjen dhe formatimin e tekstit në të gjitha pajisjet.

Përmbledhje

Ka një numër relativisht të konsiderueshëm të formateve të e-Books, por ato përdoren më së shumti dhe që përshtaten më lehtë me pajisjet tuaja janë ePub, PDF dhe MOBI.

Nëse planifikoni të ndërtoni një bibliotekë të madhe virtuale me e-Books që mbështetet nga shumica e lexuesve, qëndroni me ePUB ose PDF. Nëse preferoni të ruani gjithçka në pajisjen tuaj Kindle, zgjidhni MOBI.

Këto janë formatet më të njohura të e-Books dhe rrallë ndodh që të hasni të tjera. Ato përdoren në libra elektronikë ku mbizotëron teksti dhe më pak imazhet - elementët e tjerë si ilustrimet, e animacionet dhe videot janë të rralla në këto formate.

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.