Shtëpia botuese UET Press

UET Press është shtëpia botuese e Universitetit Europian të Tiranës. Misioni i saj është materializimi i dijeve dhe i arritjeve më të fundit në fushën e kërkimit akademik. Pjesa më e madhe e botimeve UET Press janë përkthime të librave universitarë nga shtëpitë botuese të huaja më të mira që operojnë në tregun botëror.

Këshilli Botues i Universiteti Europian të Tiranës, në bazë të disa kritereve shumë të rrepta selektimi, zgjedh titujt për botim. Këto botime i vijnë në ndihmë kujtdo: studentëve të rinj dhe atyre me synime edhe më akademike, në nivele master apo doktorature; pedagogëve dhe studiuesve; profesionistëve të fushës dhe dashamirësve të leximit. Shtëpia Botuese e ka filluar aktivitetin e saj që në ditët e para të krijimit të universitetit, më 2007.

Botimet UET Press janë të ndara në disa kolana, ku zërin kryesor e zë kolana curriculum, në të cilën bëjnë pjesë kryesisht përkthimet e teksteve universitare të nevojshme për studentë e profesionistë dhe që përdoren si tekste bazë ose plotësues në kurrikulat e të tri niveleve: bachelor, master dhe doktoraturë.
Kolana: Scripta manent
Kolana: Thesis
Kolana: Curriculum
Kolana: Monografi, esse, studime
Kolana: Revista shkencore
Kolana: Albume

Nga shtëpia botuese "UET Press"

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.