Dallgët thërresin emrin tënd
600 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Roman |
---|---|
Formati | |
Shtëpia botuese | Youcanprint |
Data e botimit | 12 Shkurt 2020 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 172 |
ISBN | 9788831656498 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Libri “Dallgët thërresin emrin tënd” i shkrimtares Irma Kurti tregon, përmes alternimit të zërave të protagonisteve të tij, historinë e tre grave: Laurës dhe të dy vajzave të saj, Mirela dhe Dea.
Zhdukja e papritur e Laurës, tashmë e moshuar dhe që vuan nga probleme të kujtesës, i hedh të dyja motrat në dëshpërim, dhe bëhet shkaku që i shtyn të reflektojnë mbi historinë e familjes së tyre dhe të ripërshkojnë përmes kujtimeve hapat që i kanë çuar deri në atë moment, në një ndërthurje të vazhdueshme të së kaluarës dhe të tashmes.
Mirela dhe Dea janë si dita dhe nata, dhe për këtë arsye nuk kanë arritur kurrë të krijojnë një lidhje të vërtetë midis tyre: njëra është e pasigurtë, e vetme për zgjedhje të jetës apo për arsye të fatit të mbrapshtë, e përfshirë plotësisht në problemet familjare; tjetra e sigurt, e angazhuar me dy fëmijë adoleshentë dhe një burrë të pasur, e vendosur në mënyrë egoiste për ta lënë të kaluarën pas krahësh e për të jetuar një jetë të qetë.
Kur të dy motrat përfundimisht e gjejnë nënën, jetët e tyre mund të fillojnë përsëri me qetësi dhe vetëdije më të madhe: Dea do të zbusë anët më të vështira të karakterit të saj për të krijuar një lidhje të vërtetë me motrën, Mirela do të kurorëzojë një ëndërr të papritur dashurie dhe do të bëjë paqe me figurën plot dritëhije të babait, Laura mund të përballojë sëmundjet e pleqërisë, duke u përkundur në ngrohtësinë e kujtimeve dhe të dashurive që e rrethojnë.
Midis Napolit dhe Milanos, Italisë dhe Shqipërisë, ky është një roman që trajton me delikatesë dinamikat familjare, problematikat e krijuara nga fjalët e pashprehura dhe traumat e shkaktuara nga dhuna në familje, pa moralizma dhe nga një këndvështrim plotësisht femëror.
Shpërndaje në: