Nëntoka e varrit
500 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Novelë |
---|---|
Formati | |
Shtëpia botuese | Maluka print |
Data e botimit | 11 Maj 2022 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 39 |
ISBN | 978-9928-260-79-6 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Njëmbëdhjetë sekretet më të errëta të njëmbëdhjetë individëve shkruhen në këtë libër me tregime të shkurtra. Njerëz të cilët nuk guxuan kurrë t’i tregonin diku apo dikujt ngjarjet e tyre. Ngjarje të treguara në formën e rrëfimit, të gjitha në vetën e parë. Nuk kemi personazhe, as një emër të tyre apo të dikujt tjetër të përfshirë. Herë flet viktima, por dhe më shpesh flet “dhunuesi”. Titulli “Nëntoka e varrit” shkon drejt fshehtësisë së sekreteve të tyre. Personazhet vendosën t’i ndajnë këtu me ne, por në të vërtetë, ata, këto sekrete do i marrin në varr. Aty, në nëntokën e botës së cilës jetuan.
Historitë vinë duke u shkallëzuar nga ana e moralitetit jetësor që ato përmbajnë. Nga më “e lehta” si ngjarje deri tek më të rëndat. Disa persona as nuk i kanë imagjinuar e, ja që të tjerë i kanë përjetuar. Ne nuk i dimë. Apo i dimë dhe nuk kemi guxuar kurrë t’i tregojmë?! Bota është e çuditshme dhe e papritur. Me anë të këtij libri me tregime, ju do të njiheni me disa nga këto histori. Them vetëm disa, se jam mëse e bindur se aty jashtë, në vendin tonë por edhe kudo në botë ka kësilloj ngjarjesh. Nuk dua kurrsesi t’i normalizoj apo të përgjithësoj, nuk e kam unë të drejtën e këtij veprimi. Nuk do doja. Këto histori nuk më takojnë mua, i takojnë atyre, njerëzve pa zë…
Unë vendosa të jem zëri i tyre nëpërmjet shkrimit tim.
Shpërndaje në: