Manjola
1000 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Roman |
---|---|
Formati | |
Shtëpia botuese | Dudaj |
Data e botimit | 13 Nëntor 2023 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 232 |
ISBN | 9789994307197 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Vila “Fisher”, e ndërtuar në një zonë të qetë të Bavarisë,
fshehur syve të kaltra të liqenit të Shtarnbergut, ishte dhurata
martesore e kontit Gustav Fisher për të shoqen e tij, të dytën,
me origjinë italiane.
E njohur nga të gjithë si “diamanti i fshatit” për shkak të
pishinës në formë diamanti që stoliste oborrin madhështor,
vila ishte pikë referimi për pushimet verore të një prej dinastive
më të vjetra vjeneze.
Ngritur në një hapësirë të bollshme plot hijeshi e gjallëri,
me dy kate, shtëpia rrethohej nga disa shkallë që përcillnin
harmoninë dhe fshehtësinë e netëve verore, kur hëna lozte me
yjet e sillej rrotull një ballkoni që bashkonte cepat e ndërtesës.
Parku madhështor, i ndarë në dy oborre të vogla, i ndërtuar
plot kujdes nga mjeshtërit e gërshërës, krijonte vend çlodhës
nën hijen e pemëve shekullore që përshëndetnin statujat e
shumta të shpërndara nëpër lulishte.
E verdhë, e veshur antike nga ai që ëndërronte të bëhej
pjesë e asaj familjeje, arkitekti Vilhem Kuper, shtëpia e trishtuar shikonte e palodhur statujën dhe një pallua që, edhe
pse e dinte që po e vëzhgonin, nuk e ktheu kurrë kokën të
shikonte shoqen e saj të fëmijërisë, edhe në ditët kur pati
pikëllime në zemër e ndërhyrje kirurgjikale në trup.
I vetmi ngushëllim që i kishte mbetur ishin degët e
“Manjolës”, pema që prej vitesh arriti të mbante pranë vetes,
duke i folur fjalë të ngrohta netëve të ftohta të dimrit e duke e
përkëdhelur si fëmijë netëve të gjata të verës.
Në krahët e saj, ajo shtëpi kaq e dhembshur harronte
vuajtjet e tërë kohërave të jetuara midis dritës dhe errësirës,
lotit dhe gëzimit, midis mirësisë dhe ligësisë.
Deri në vitin 1991, kur trashëgimtarja e fundit e dinastisë,
kontesha Amalia Fisher, ishte në jetë, vila ishte e njohur me
emrin vila “Fisher-Grant”, por pas vdekjes së saj (trupi i së
cilës nuk u gjet kurrë, por u deklarua e vdekur vite më pas për
shkak të ndërresave që Starnbergu solli në breg), vila i kaloi
me ligj e rregull djalit të vetëm të bashkëshortit të saj, Filip
Grantit.
Mjeku që banon sot në atë vend, i ndërroi emrin dhe
shtëpia i tregohet botës me emrin “dr. Filip Grant”.
Shpërndaje në: