SYAMLA
999 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
| Kategoria | Roman |
|---|---|
| Formati | web |
| Shtëpia botuese | Libroteka |
| Data e botimit | 3 Shtator 2026 |
| Gjuha | Shqip |
| Numri i faqeve | 137 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
SYAMLA është një roman fantastiko-humoristik me zemër shqiptare.
Po sikur një hero i legjendës shqiptare të zgjohej papritur në Shqipërinë e vitit 2026?
Në një botë me dasma të zhurmshme, media të pangopura, politikë lokale, rrjete sociale, byrek, raki dhe kaos të përditshëm, ardhja e papritur e Gjergj Elez Alisë, kthen gjithçka përmbys.
Pikërisht, pas një ngjarjeje të pazakontë në një dasmë tiranase, Gjergj Elez Alia shfaqet në vitin 2026. Vetëm se këtë herë Kreshniku nuk do të ketë përballë Bajlozin, apo ushtritë e Sulltanit, por do t'i duhet të përballet me kaosin e përditshëm të kohës sonë, ku mes satirës, humorit dhe absurdit shqiptar, nis një aventurë, për ta kthyer heroin në epokën e vet.
- Është udhëtimi i një gazetareje (dega arkeologji), të mprehtë e inteligjente nga Durrësi, me origjinë nga Gjakova, që di të lexojë pluhurin e shekujve, por që befas e gjen veten «menaxhere» të një miti.
- Është historia e një gazetari sportiv krejtësisht «torollak» nga Tirana, që e nisi natën e kurorëzimit i veshur me Armani dhe e përfundoi në thellësinë e bjeshkëve të Tropojës, i lyer me baltë, me vetëm një çorape në këmbë, duke i dhënë udhëzime taktike një gjiganti mesjetar të shekullit XV si të ishte trajner futbolli.
-Dhe mbi të gjitha… kjo është historia e rikthimit të Kreshnikut tonë më të madh në botën e sotme, i cili përballet me byrekun, dushin me ujë të nxehtë, pilafin, akulloren «stracciatella», videot në TikTok, qoftet dhe një «armaturë» të zezë të ngushtë me tre vija të bardha anash, që njerëzit e sotëm e thërrasin «Adidas»…
Shpërndaje në: