Dudaj
Shtëpia Botuese “Dudaj” u themelua më 25 janar 2001. Për të kënaqur dëshirat e të gjithë llojeve të lexuesve u krijuan kolanat, të cilat ndahen në: Autorë Shqiptarë: Këtu mund të përmendim vepra shumë të rëndësishme të autorëve shqiptarë të traditës si, Faik Konicës dhe Fan S. Nolit, nga krijimtaria e Dhimitër S. Shuteriqit, Dhori Qiriazit, Sabri Godos, Artan Fugës si dhe shkrimtareve bashkëkohore Rudina Xhunga, Brunilda Zllami dhe Elvira Dones. Letërsi Europiane: Këtu radhiten perso-nalitete të letërsisë botërore si Hermann Hesse, Simone de Beauvoir, Natalia Gi-nzburg, Christine Grän, Agatha Christie, Bernhard Schlink, Patrick Süskind, Max Frisch, Howard Spring, Nick Hornby, Sveva Casati Modignani, Roberto Saviano, Niccolo Ammaniti, Fabio Volo, Paolo Giordano, Daria Bignardi, Susanna Tamaro, Maggie O’Farrell, Muriel Barbery, Stieg Larsson etj. Shkrimtarë Nobelistë: Këtu vijnë romanet e Imre Kertesz, Jose’ Saramago, Kenzaburo Oe, Yasunari Kawabata, Yukio Mishima etj. Letërsi Hispanoamerikane: Me përfaqësues Isabel Allende dhe Mario Vargas Llosa. Letërsi Bashkëkohore Amerikane: Këtu spikatin disa nga shkrimtarët me të famshëm botërorë si Dan Brown, John Gri-sham, Arthur Golden, Michael Cunningham, William Faulkner, Evan Hunter, Nora Roberts, Sandra Brown, Danielle Steel, Tracy Chevalier, Ken Follett, Elizabeth Gilbert, Lauren Weisberger etj.