Deti i Natës
360 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Poezi |
---|---|
Formati | |
Shtëpia botuese | Konica Press |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 84 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
I konceptuar jashtë skemave që zakonisht jemi mësuar t’i shohim, vëllimi “Deti i natës” është një kombinim i suksesshëm midis poezisë haiku, sentencave filozofike dhe vargjeve poetike, të cilat kur të lexohen si tërësi, lënë një përshtypje të jashtëzakonshme shpirtërore, duke nxjerrë në pah fuqinë e poezisë si kategori estetike. “Deti i natës”, është një libër, i cili lexuesin do ta bëjë të ndjejë plotësimin e shumë zbrazëtive shpirtërore, të cilat ndonjëherë edhe na mundojnë. Deti si lajtmotiv i këtij libri është në funksionin e metaforës, është në funksion të dhimbjes, sepse edhe vetë autorja e ka kapërcyer, por gjithnjë kokën e ka mbajtur prapa, duke e shikuar bregun e vendlindjes, që në fakt do të shndërrohet në bregun e dhimbjes. “Deti i natës” ofron një lexim shpirtëror, një lexim që lë mbresa të thella, sepse pikërisht heshtja e detit të natës në fakt është zëri që kumbon dhe që dëgjohet thellë në subkoshiencën tonë.
Shpërndaje në: