Ditët e fundit të një qyteti
500 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Roman |
---|---|
Formati | |
Shtëpia botuese | Lena, Prishtine |
Data e botimit | 20 Gusht 2022 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 234 |
ISBN | 978-9951-29-031-9 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Në një Bergamo të shkretë, shoqëruar nga vikatja e pandërprerë e ambulancave, fillon historia e Evës. Ky qytet, simbol i vuajtjes dhe i forcës, do të jetë mjedisi perfekt për t’i dhënë jetë këtij romani. Protagonistja është një grua e vendosur dhe e ndjeshme dhe fjalët e saj janë një mjet i frytshëm për ta shoqëruar lexuesin në një udhëtim të gjatë e të thellë midis së tashmes dhe të shkuarës, ku jetët e personazheve të ndryshëm do të shkrihen brenda njëra-tjetrës. Me një stil delikat dhe, në të njëjtën kohë, të drejtpërdrejtë, shkrimtarja Irma Kurti na shpalos jetën e protagonistes, duke treguar të kaluarën - intensive dhe të rëndësishme - të Evës. Në këtë mënyrë, lexuesi do të jetë në gjendje të hyjë në majë të gishtave në jetën e gruas, qysh nga fëmijëria e deri në moshën e rritur. Duke vazhduar leximin, falë zhvendosjeve kohore mjeshtërore, si dhe zgjedhjes së një këndvështrimi të shumëfishtë, do të zbulohet lidhja e thellë e Evës me nënën e saj, Elenën, raporti konfliktual midis protagonistes dhe të vëllait, brishtësia emocionale për arsye të mungesës së figurës së babait dhe përpjekja e dëshiruar së tepërmi për të ndërtuar një familje, së cilës i përket. Pikërisht kjo dëshirë për të krijuar diçka të sajën, do ta bëjë gruan të jetojë përvoja që do të lënë gjurmë të thella tek ajo, por që gjithashtu do t’i japin forcën e nevojshme për të mos e humbur kurrë shpresën. Sepse – siç na rrëfen ky roman – diçka e bukur mund të ndodhë gjithmonë, madje edhe në faqet e fundit të librit të jetës sonë. Fotoja e kopertinës nga Biagio Fortini.
Manuela Raciti
Shpërndaje në: