Fusha e heshtjes
500 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Poezi |
---|---|
Formati | |
Shtëpia botuese | Fondi për Letërsi Art e Kulturë |
Data e botimit | 5 Qershor 2019 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 122 |
ISBN | 978-2-9553136-1-9 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
KOHA ARTISTIKE E FJALËS
Si një lexuese e poezisë së mirëfilltë, teksa mbetem adhuruese selektive e mijëra vargjeve me rrënjët në pemën e madhe poetike, arrij të zbuloj Unin e çdo poeti/poeteje. Kur lexova disa poezi të poetit Avni Azizi, u çudita që ai poet shkruante vetëm në të tashmen. Kjo ishte, koha artistike e fjalës, e vërteta e tij thuajse rebele, ndërkohë që kthimin në retrospektivë e kishte kthyer në meditime poetike. Vargjet e tij ishin plot dritë pasi kishin medituar disa kohë në errëti dhe lidhja e brendshme artistike e krijuesit me kohën apo hapësirën lidhej me botën e jashtme shpirtërore të lexuesit. Nuk është aq e lehtë të hysh në mendimin e lexuesit dhe të mbetesh në kujtesën e tij. Rrallë e prekin poetët këtë dimension, ku lënda e fjalës poetike të sjell jetë dhe emocione nëpërmjet shprehjes artistike, edhe pse poetët në përgjithësi jetojnë në vetmi.
Avni Azizi është një poet befasues i cili e lind poezinë nga vetja e tij, ashtu si rrezja që lind nën diell, nga ëndrrat e tij, ashtu si ëndërrimi e bën të padukshmen të dukshme, nga dhembjet e tij, të cilat i shfaqen në vargje sa herë që ka dhembje bota e gjerë, me ndjenjën e tij, për të bukurën dhe shpresën. Me artin figurativ dhe gjuhësor ai shkruan për njeriun, për baltën e atdheut, për dashurinë, për vdekjen me një stil të gjallë pa droje, ku rrok kujtesën e së përditshmes me ndjesinë artistike, lirike e filozofike, për të na treguar se poezia nuk përputhet me jashtëkohoren, por me zbulimin e shenjave të kodit të së pamundurës brenda të mundurës estetike.
Shpërndaje në: