Kopertina e librit Skënder Ibishi - Liria nuk ka çmim

Shpërndaje në:

Skënder Ibishi - Liria nuk ka çmim

Çmimi:

600 Lekë

Shto librin tek lista e librave të preferuar.

Kategoria Histori
Formati PDF
Shtëpia botuese Prointegra
Data e botimit 17 Shkurt 2022
Gjuha Shqip
Numri i faqeve 364
ISBN 978-3-9525622-0-8

Pajisjet ku mund të lexohet libri

Desktop
eReader
Tablet
Windows
IOS
Android

Përmbledhja

Libri publicistik, “Skënder Ibishi-Liria nuk ka çmim” i autorit, Osman Osmani, i kushtohet, veprimtarit, luftëtarit dhe idealistit, Skënder Ibishi. Ky libër, zbulon shumë segmente të jetës dhe aktivitetit jetësor të veprimtarit të palodhshëm, fjalë pak e punë shumë, Skënder Ibishi, i cili qysh në rininë e hershme ishte ndeshur me padrejtësitë e dhunën sistematike që ushtronte regjimi i ish-RSFJ-së, sidomos kundër shqiptarëve, të cilët në politikën zyrtare, verbale, të shtetit trajtoheshin të barabartë me të gjithë popujt e Jugosllavisë, por realiteti ishte ndryshe.

Libri, “Skënder Ibishi-Liria nuk ka çmim”, në shfletimin e parë duket heterogjen për nga përmbajtja dhe sistemimi i lëndës, por në tërësinë e vet kompozicionale, autori, bashkë me redaktorët, Bedri Tahiri dhe Sevi Agolli, ka arritur ta kondenzojë tërësinë e librit, e cila përbëhet nga shkrime origjinale të Skënder Ibishit, intervistat e tij, botimet e artikujve dhe të poezive, mbrojtja para gjyqit ushtarak, mendime e vlerësime të miqve, të afërmve, të bashkëvuajtësve të tij nëpër burgje, pastaj shkrime e analiza që kanë të bëjnë me organizatën e quajtur Partia Komuniste Marksiste Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi, (PKMLSHJ) së cilës i takonte Skënderi.

Nxjerrja në dritë e këtij libri, plotëson mungesën që ka ekzistuar deri tani për jetën dhe veprën e Skënderit e po aq edhe të organizatës, e cila padrejtësisht nga grupe e klane të caktuara është vënë në hipoteka të dyshimit, edhe pse realiteti me kohë i ka demantuar thashethemet, ndërsa faktet e argumentet si gjithnjë janë baza shkencore e çdo studimi i cili mbështetet në realitetin e zhvillimeve të caktuara, të faktuara e të dëshmuara në një kohë apo periudhë të caktuar.

Veprimtaria e Abdullah Prapashticës, Osman Osmanit, Faton Topallit, Fatmir Bajramit e të tjerëve, në mërgatë, ka pasur ndikim dhe i ka shërbyer çështjes, pavarësisht mjegullës së dendur që ka mbretëruar në radhët e grupeve të ndara e të përçara, por kurrë nuk ka munguar gatishmëria për unifikim e bashkëveprim. Në këtë drejtim, me aq sa kam unë njohuri, PKMLSHJ, nuk ka qenë pengesë dhe nuk ka vepruar në dëm të Çështjes, përkundrazi.

Vlerësime

0
0 përshtypje (0 përshtypje)
5

0% (0%)

4

0% (0%)

3

0% (0%)

2

0% (0%)

1

0% (0%)

Lini përshtypjen tuaj

Ju duhet të bëni log in për të shtuar një përshtypje.

Libra të ngjashëm me "Skënder Ibishi - Liria nuk ka çmim"

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.