Si t'rrokim greqishten, latinishten, anglishten... me gegënishten...
2000 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Histori |
---|---|
Formati | |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 344 |
ISBN | 978-9928-238-18-4 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Fjalor Krahasimor i Gjuhëve Bija me atë Mëmë. Triologji - libri dytë.
Besoja te gjuha e këtij kombi, sesi ashtu e fjetur prej 500 vjetësh nën pushtim, brenda 10-12 vjetëve pas kësaj errësire arriti e ndriçoi në shqipe, kryeveprat botërore të Shekspirit, Servantesit, Ibsenit, sikur ishin vetë ato, ndoshta edhe ca më mirë.
Besoja te 785 fjalët njërrokëshe të shqipes, që njerëzimi mund t’ja nis nga e para formimit të gjuhëve të veta, pikërisht ato fjalë, që etimologu, njëherësh, albanalogu më në zë austriak Gustav Mayer, mbasi mundohesh si me zor të gjente rrënjët e 5000 fjalëve të një fjalori të gatitur prej Kristoforidhit, nuk arriti t’iu jepte ‘dum’ ose zanafillë atyre. Ku u gjend kjo energji?! Ku fshihej ajo?! Normalisht duhet të ishte bjerrur dhe ikur për ‘lesh’. Besoja te zakonet, si zanat, orët, dita e verës, logu i bjeshkëve, dita e bekuar e ujit më 6 janar, krishtlindjet më 25 dhjetor, që me patjetër vinin nga larg, ndër abisalet e historisë, me zanafillë qysh me lindjen e njerëzimit. Besoja te ngjyrat e kostumeve popullore, te takija e Akilit e njëjtë me plisin e Kosovarit dhe te takija e Ulisit ‘toidho’ me takijen e Myzeqarit, apo te shalli i bardhë i Myzeqarit që para pruri kravatën e europianit, te opingat me shuall të bujkut Pellazg që sollën këpucët “shoes” të anglezit, te mëma dhia, shkaba dhe druri i lisit që gjendeshin pranë, në kokë dhe në dorë si te Zeusi, si te Akili, si te Aleksandri i Madh, si te Pirro Burri, si te Skënderbeu deri te mbreti Zog ditën e dasmës. U zgjata në këtë pasazh, për të treguar, se ky komb dhe kjo gjuhë nuk vjen rastësisht, as nuk zbritën rishtas, por kanë ardhur me mision që të rrudhet e të vuajë vetë si at, si am, si prind, në mënyrë që të përfitojnë fëmijët e saj, filli i saj, bijtë e saj, duke filluar me gjuhët shumere, asire, babilonase, egjiptiane, hebreje, helene, romake deri në mes të mijëvjeçarit të parë pas Krishtit, ku filloi të mbruhej gjuha e Bizantit. Dhe nga kjo kohë e këtejza, të gjithë këta fëmijë, (fill-e), bij, nxënës tentuan t’i vinin shqelmin etërve të tyre, mësuesve të tyre dhe të gjithë në korr, klerikë e të lëçitur me kulturën e re iu kundërvunë, duke djegur me acid mbishkrimet në varre, pasi dalta nuk iu mbaronte punë (shikoni varrezat Ilire në Bosnjë), duke ç’ngjyrosur lëkurat së bashku me germat pellazge për të “shkruar” mbi to, kur arabët nuk i linin të merrnin papiruse në shekujt V-VI pas Krishtit.
Shpërndaje në: