Kopertina e librit Tinguj përtej oqeanit

Shpërndaje në:

Tinguj përtej oqeanit

Çmimi:

700 Lekë

Shto librin tek lista e librave të preferuar.

Kategoria Poezi
Formati PDF
Gjuha Shqip
Numri i faqeve 88

Pajisjet ku mund të lexohet libri

Desktop
eReader
Tablet
Windows
IOS
Android

Përmbledhja

Gjithmonë vargjet e thurura nga rilindas, poetë, a shkrimtarë në emigrim na kanë emocionuar e përlotur. Janë vetë rrethanat e jetës mërgimtare, që të fut në një botë ndryshe; të zhyt nëpër labirinthet e shpirtit, ku prej aty me lehtësi dalin vargje që prekin, që emocionojnë.
Mjafton një shëtitje herët në agim buzë Atlantikut, ashtu si të dikurshmit buzë Rinit, Elbës, Tunës, a nëpër rrugët e Misirit, e ja, para syve të del fëmijëria e rrëmujshme me vrapimin zbathur nëpër rrugicat e ngushta deri në fund xhadeje. Para syve të del ajo, shamibardha gjyshe, e ulur në tezgjahun zhurmëmadh, të del pusi shekullorë, që edhe sot gurgullon aq pastër. Të del imazhi i babait që moti s’jeton më, e ti e ndjen që ai kërkon vec lutje për shpirtin e tij, të del para syve fustani i nusërisë si i rënë nga qielli, e ti më pas ja vjedh medaljonin hënës e i’a vendos si kurorë vajzës së sapolindur.
Të dalin para syve ligësitë e njerëzve shpirtzezë, që s’gopen duke të të parë deri në buzë vdekje, ku drejtësia absolute e Zotit gjithmonë është e fituar; të del para syve tërë mëhalla jote me shtëpitë e braktisura, ku rojtarë e mbikqyrës i përhershëm është dryni i ndryshkur, që nuk dorëzohet përballë rrebesheve e dimrave që fryjnë ftohtësi. Të vijnë para syve mimozat, që spo celin më në Tiranë, apo Kavaja e vlerave , me mjeshtrat xhymertë e mentarë; të vijnë para syve vargjet legjendare të Omar Khajam që tharrasin si kushtrim: “Zgjohu,o njeri se nuk është më koha për gjumë”
Duke qenë se ky fillim shekulli e gjeti Shqipërinë të zbrazur, dhe shumicën e shqiptarëve në mërgim, gjithkush nga ne nëse do të ulej të shkruante, do ti dilnin natyrshëm nga shpirti këto vargje.
Ndaj shpresojmë që lexuesi ynë ta gjeje veten në këto rreshta. Pse jo të cmallet,të kënaqet, të përmallohet, të shpresojë, e të besojnë shumë se Zoti i Madh një ditë ka për ta bërë vendin tonë Shqipërine ,një tokë të denjë për të gjithë shqiptarët e bashkuar, ku termi mërgim, refugjat a emigrim mos të ekzistojë kurrë më.
Autori/Boston 2023

Vlerësime

0
0 përshtypje (0 përshtypje)
5

0% (0%)

4

0% (0%)

3

0% (0%)

2

0% (0%)

1

0% (0%)

Lini përshtypjen tuaj

Ju duhet të bëni log in për të shtuar një përshtypje.

Libra të ngjashëm me "Tinguj përtej oqeanit"

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.