Grimca gëzimi
300 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Poezi |
---|---|
Formati | |
Shtëpia botuese | Youcanprint |
Data e botimit | 15 Dhjetor 2020 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 90 |
ISBN | 979-12-20309-93-6 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Kjo përmbledhje me 70 poezi është e ndarë në dy pjesë: “Në universin e dashurisë" dhe “Shpirtra të humbura”. Poetja dhe kritikja letrare Vesna Andrejević, ndër të tjera, shkruan: “Poezia e Irma Kurtit udhëton poetikisht në dy binarë kryesorë: në të parin dominon tema e vetmisë dhe rrjedhimisht e tjetërsimit njerëzor e parë përmes kaleidoskopit poetik të shpirtit të poetes. Binari i dytë poetik i përmbledhjes, më i ndjeshmi dhe më prekësi që përshkon poetikën e Kurtit, është shpirti që pikon dhembje teksa përshkruan trishtimin dhe humbjen personale, sublimuar së pari në titullin e përmbledhjes: 'Grimca gëzimi'. Në fakt, libri u dedikohet kujtimit të prindërve Hasan Kurti dhe Sherife Mezini, tashmë engjëjt e saj mbrojtës, të larguar drejt një dimensioni tjetër, nga i cili ende frymëzojnë ndjesitë e saj të thella dhe unike, duke vëzhguar çdo hap lirik të poetes".
Korrektore letrare e librit është ILIRIANA KURTI. Fotoja e kopertinës nga BIAGIO FORTINI.
Shpërndaje në: