Humbur mes ngjyrash
300 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Poezi |
---|---|
Formati | |
Shtëpia botuese | Youcanprint |
Data e botimit | 23 Mars 2022 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 94 |
ISBN | 9791220395892 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Humbur mes ngjyrash përmban 70 lirika dashurie të pabotuara më parë. Një pjesë e tyre janë shkruar në kohën e izolimit, gjatë pandemisë, atëherë kur ndiheshim të burgosur brenda mureve të shtëpisë që, kushedi pse, nuk na dukej streha më e sigurt, por një hapësirë e pamjaftueshme për të marrë frymë e për t’u ndjerë të çlirët. Shumë vargje, pra, janë shkruar në kohën kur në Itali dhe pikërisht në qytetin tim, Bergamo, që u bë epiqendra e epidemisë, ndiheshim vërtet të humbur mes ngjyrave, të cilat ndryshonin aq shpesh, në varësi të situatës, duke na bërë të ndiheshim konfuzë; atëherë kur një zile telefoni a një bisedë e thjeshtë dukej sikur të dhuronin botën.
Do të doja që përmbledhja poetike Humbur mes ngjyrash t’u dhuronte njerëzve buzëqeshje në këtë kohë të vështirë, duke na bërë që ta përjetojmë sërish atë pështjellim ndjenjash dhe emocionesh që di të na e japë vetëm dashuria me dritëhijet e saj.
Shpërndaje në: