Shelgu lotues
500 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Poezi |
---|---|
Formati | |
Shtëpia botuese | Botimet ADA |
Data e botimit | 1 Nëntor 2021 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 96 |
ISBN | 978-9928-362-00-0 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Është një datë që do të doja ta fshija nga kalendari - 25 tetori 2006 - kur nëna ime, Sherife Mezini - Kurti, u largua përgjithnjë nga kjo botë. Pas kësaj, përjetova një furtunë e një trandje të vërtetë shpirtërore. Ngjyrat e vjeshtës u bënë më melankolike dhe unë fillova udhëtimin brenda vetes, për ta njohur atë më mirë përmes dhembjes dhe vuajtjes... Do të doja ta fshija, por kushedi pse, kjo datë, këmbëngulëse, kthehet sërish e sërish në harkun e viteve, por edhe më shpesh në mendjen time, për të më kujtuar se tanimë kanë kaluar plot 15 vjet që kur Nëna nuk jeton më.
Unë nuk dua ta kujtoj Nënën me fraza standarde, të ftohta e pa emocion, por përmes poezisë, sepse të gjitha brengat, vuajtjet dhe dëshpërimin për ikjen e saj i kam derdhur në vargje dhe ato reflektojnë si në një pasqyrë trazirat e shpirtit tim.
Poezitë janë përzgjedhur nga librat e botuar nëpër vite, duke filluar nga i pari, me titull Puthja e fundit (2007) e deri te vëllimi më i ri, Grimca gëzimi (2020). Nga çdo përmbledhje kam shkëputur disa nga krijimet që ia kam kushtuar Nënës, pikërisht ato që i kam më për zemër dhe e shpërfaqin më mirë gjendjen time shpirtërore.
Qëllimi i botimit të librit Shelgu lotues nuk është që të emocionojë lexuesin, ta prekë e t’i shkaktojë lot, por të shërbejë si një letër dashurie në vargje, drejtuar Nënës. Për t’i thënë se ajo është dhe do të jetë gjithnjë pjesë e së përditshmes sime, e frymëmarrjes sime, deri në takimin tonë të mbramë.
IRMA KURTI
Shpërndaje në: