Zhgënjimi i Adamit
1000 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Poezi |
---|---|
Formati | |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 141 |
ISBN | 978-9928-4031-6-2 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
S'dua hënë më të bukur se ty!
Kur të pashë tek vallëzojë në ecje
Ndjeva në shpirt dhjetëra melodi
Zgjata dorën e zemrës, dhe mora një të bukur si ti!
Në pentagram me afsh pasioni
Ndërtova një mantel të purpurtë
Me nota të bekuara dhe prej Zotit
Krijova një të denjë për ty, një të kuq!
Në një vals kurrë kërcyer më parë të ftova
Me lëvizjet që vetëm zemra na mëson
Tek kërceja një këngë shpirti këndova
Pëshpërisja në gushë e buzë është kënga jonë
Zemra ime, kënga ime
Ti je e vetmja melodi
Ëndrra ime, jeta ime
Ndriçomë të lutem në përjetësi!
Lëri yjet që të shndrijnë mbi supe
T'më shkëlqejnë kur jam me ty
Merre Hënën dhe hidhe tutje
S'dua tjetër më të bukur se ty
Shpërndaje në: