8 eBooks në gjuhën shqipe që duhet patjetër ti lexoni

Librat shqip që duhen lexuar

Librat janë shumë më shumë se thjesht fjalë të shkruara në faqe. Ato janë dyert që hapen për të na udhëhequr në botën e imagjinatës, njohurisë dhe emocioneve. Në një botë të ndryshuar dhe të digitalizuar, librat elektronikë kanë fituar një popullaritet të madh. Ndaj, nëse jeni në kërkim të një mënyre të re për të shijuar përvojën e leximit, ne kemi zgjedhur për ju 8 eBooks në gjuhën shqipe, të cilat duhet patjetër ti lexoni.

1. “E Strukur në Përqafimin Tënd” nga Erlinda Pysqyli

Romani digjital “E Strukur në Përqafimin Tënd” është një rrëfim i këndshëm i jetës së një gruaje të re, e cila pëson humbjen e burrit të saj që në çastet e para të jetës së tyre të përbashkët. Lola, pas vdekjes së Tomit zbulon që është shtatzënë me të dhe trauma e saj zbutet disi e fillon të ketë një dritë për jetën. Personazhi i Lolës është skalitur mirë. Ajo është një grua e cila nuk mbytet në dëshpërim, por di ta përpunojë dhimbjen dhe të gjejë forcë shpirtërore për të shkuar përpara. Autorja e veprës nuk është nxituar, por as e ka tepruar me periudhën e dhimbjes. Kalimi në jetën normale, pra shtatzënia dhe më pas një dashuri që lind me Krisin, e rikthen atë në jetën normale dhe në optimizëm.

Lexo këtu librin digjital "E Strukur në Përqafimin Tënd"

2. “Gjithçka rreth asgjësë” nga Flogerta Krypi

“Njerëzit bëjnë pyetjet e gabuara, ndaj marrin përgjigjet e gabuara”. Kjo është fjalia me të cilën Flogerta hap librin e saj “Gjithçka rreth asgjësë”, i cili përmbledh novelat “Më blij një kujtim” dhe “Dy një të dytat e humnerës”. Në prolog, në aktin e parë të një drame me shumë akte, ajo hyn e shqetësuar për fatin e njeriut. “Njerëzit bëjnë pyetjet e gabuara”… dhe këtë mendim e përforcon në rreshtat pasues, gati duke na përplasur në fytyrë të vërtetën e saj: njerëzve iu pëlqen t’i komplikojnë gjërat, duke krijuar kështu një “gjithçka të frikshme” nga “një asgjë” e thjeshtë. “Asgjë” dhe “gjithçka”, dy koncepte-antitezë, të pranëvëna guximshëm që në titull, krijojnë një antitezë edhe më të fuqishme, e cila shpjegon thelbin e jetës sonë.

Lexo këtu librin digjital "Gjithçka rreth asgjësë"

3. “Ati” nga Ardian-Christian Kyçyku

Romani "Ati" vjen si një himn kushtuar prindërve, flijimeve të tyre të pafundme dhe heshtjes së përkorë i që shoqëroi, përkushtimit që jo gjithmonë u shndërrua në mirënjohje dhe keqkuptimeve të shumta me shoqërinë dhe kohën në të cilën jetojmë. Një baba shqiptar, i varfër dhe i trajtuar si shumë “askushë” të tjerë, befas blindon derën, i thyen këmbën djalit të vetëm, Adriatikut, dhe e mbyll në shtëpi, duke i dhënë të përkthejë në anglisht, sipas porosive të një urdhëri të fshehtë, “Kanunin” e Lek Dukagjinit. Ndërkaq, Ati lyen flokët, vishet dhe sillet si i biri, duke ua bërë të njohur sa më shumë vetëve rrugët ku do të endet çdo ditë, kafenetë a dyqanet, ku do të ndalet, orët kur do të ndodhet në një vend a në tjetrin. Ky libër është fitues i çmimit të Akademisë Kult Tiranë, 2018.

Lexo këtu librin digjital "Ati"

4. “Medaljonët e gjakut” nga ELI LAPAJ

Një sage misterioze e shkruar nga Eli Lapaj, falë talentit, imagjinatës së fuqishme dhe pasionit të jashtëzakonshëm për të lexuar letersi dhe për të rrëfyer, - pjesë e serisë Tashëgimia e Danareve. Një medalion i vjetër, një pakt magjie, një trashëgimi e lashtë…. Diora Danara, kthehet në fshatin e lindjes për ti dhënë lamtumirën e fundit gjysh Adonit. E ngelur krejt e vetme, në shoqërinë e kujtimeve dhe historive të çuditshme që përndjekin të shkuarën e familjes së saj, ajo vendos ti bëjë vizitë altarit të familjes. Një pllakë e zezë në një guvë sekrete, si një mirazh nga e kaluara. Nga ai moment, fillon aventura që do e hedhi Diorën në një botë krejt të huaj, ku ajo do të zbulojë të vërteta tronditëse lidhur me emrin e familjes dhe të parët e saj. Një udhëtim, përgjatë të cilit, ajo do të njohi miqësi, dashuri, tradhëti, magji gjaku, frone mbretërore.

Lexo këtu librin digjital "Medaljonët e gjakut"

5. “Kthimi” nga Shkëlzen Halimi

E gjithë ajo që rrëfehet brenda romanit “Kthimi”, zhvillohet në suaza të një kohe të caktuar. Magjia e kësaj vepre konsiston në rrugëtimin e rrëfimtarit për ta shpëtuar vëllanë e vogël nga një sëmundje e rëndë. Megjithëse kemi të bëjmë me shumë ngjarje e përjetime, me shumë gjëra që e përbëjnë një jetë njerëzore, ato përthekohen kryekëput vetëm brenda një nate. Pra, gjithë romani zhvillohet brenda kësaj kohe të shkurtër, me çka dëshmohet qartë se edhe koha relativizohet deri në skajshmëri, duke bërë një shkrirje në mes të kaluarës dhe të tashmes, në mes të gjërave të qena dhe të paqena, në mes konkretes dhe imagjinare.

Lexo këtu librin digjital "Kthimi"

6. “Nëntoka e varrit” nga Ina Baqoshi

Njëmbëdhjetë sekretet më të errëta të njëmbëdhjetë individëve shkruhen në këtë libër me tregime të shkurtra. Njerëz të cilët nuk guxuan kurrë t’i tregonin diku apo dikujt ngjarjet e tyre. Ngjarje të treguara në formën e rrëfimit, të gjitha në vetën e parë. Nuk ka personazhe, as një emër të tyre apo të dikujt tjetër të përfshirë. Herë flet viktima, por dhe më shpesh flet “dhunuesi”. Titulli “Nëntoka e varrit” shkon drejt fshehtësisë së sekreteve të tyre. Personazhet vendosën t’i ndajnë këtu me ne, por në të vërtetë, ata, këto sekrete do i marrin në varr. Aty, në nëntokën e botës së cilës jetuan. Me anë të këtij libri me tregime, ju do të njiheni me disa nga këto histori.

Lexo këtu librin digjital "Nëntoka e varrit"

7- “Njeriu që fliste me pemët” nga Irma Kurti

Në qendër të këtij romanit është një familje në emigrim me të gjitha problematikat e sfidat që i duhet të përballet në një vend të huaj. E tashmja shkrihet me të shkuarën përmes kujtimeve e mbresave, por mbi të gjitha përmes shfletimit të faqeve të një ditari, përmes të cilit zbulohet më mirë se në jetën reale figura e protagonistit të librit. Kjo histori fillon në një vend të huaj, në një qytet të huaj ku, për shumë kohë, e tillë është ndierë edhe autorja. “Që ta them më shkoqur, kohët e para nuk dija ku kisha as kokën. Pastaj, dalëngadalë, u mësova. Kaluan vitet e në këtë tokë hodhën rrënjë kujtimet. Jam munduar t’i ruaj, t’i ujis e t’i kultivoj me merakun që të mos iu ndodhë ashtu si bimëve të reja e delikate përballë suferinës.”

Lexo këtu librin digjital "Njeriu që fliste me pemët"

8- “Magbethi nga Jahja Pasha” nga Avni Halimi

“Magbethi nga Jahja Pasha” është një karikim komik i një ëndrre për të qenë mbret, për t’u dukur si mbret, për t’u sjellë po si mbret, po edhe për të jetuar si mbret, ku përmes të qenit nën hijen e pushtetit, fiton rastin për ta zhvatur sa më shumë popullin, duke ia rregulluar mirëqenien vetes dhe rrethit të tij të ngushtë familjare “mbretërorë”. Në krejt tekstin, është hija e pushtetit të sotëm, ku nga mëngët e kapotave demokratike fabrikohen sundimtarë të rinj, mbretër të vegjël apo dhe zotë me pretendime të pangopshme sunduese.

Lexo këtu librin digjital "Magbethi nga Jahja Pasha"

Përmbledhje

Rruga drejt njohurisë dhe zhvillimit personal fillon me një faqe e cila ju hap dritaren drejt botës së librave. Libroteka.al ju ofron mundësinë për të eksploruar një galeri të pasur librash në gjuhën shqipe, duke mundësuar një lexim të këndshëm nga kudo që ndodheni. Blini, shijoni dhe eksplorojeni librat që gjenden tek Libroteka, dhe kështu do të njihni të krijuarit e autorëve të shquar shqiptarë, duke dhënë një kontribut të çmuar kulturës dhe letërsisë në gjuhën shqipe.

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.