Përtej fjalëve
300 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Poezi |
---|---|
Formati | |
Shtëpia botuese | Botimet ADA |
Data e botimit | 11 Korrik 2021 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 88 |
ISBN | 978-9928-326-00-0 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Kam jetuar vitet e fëmijërisë dhe një pjesë të rinisë në kontakt të përditshëm me natyrën e harlisur të tokës së vendlindjes sime kalabreze. Dehesha me aromën e luleve, me këngën e zogjve, me shijen e frutave përgjatë shtigjeve të pyllit “tim”, vend ideal për meditim, dëgjues i besuar i sekreteve të vogla të zemrës dhe balsam në çastet e melankolisë.
Që kur u transferova në Lombardinë dinamike, të zhurmshme dhe gjithë harbim, provoj një nostalgji gjithnjë e më të madhe për ato pamje qetësuese, për dritën e agimeve e të perëndimeve të diellit, për transparencën e kthjellët të qiellit. Kështu, sot, shpeshherë ndiej nevojën jetike për qetësinë e asaj kohe: për të dëgjuar veten, për t’u çliruar nga emocionet e mia, për t’u frymëzuar nga vështrimet, nga gjestet dhe historitë e njerëzve që kam takuar në rrugëtimin tim.
Për këtë arsye, në libër do të gjeni vazhdimisht fjalët “dritë” dhe “heshtje”: ato shprehin ndjesitë që më përfaqësojnë më mirë dhe që kanë shoqëruar shumë çaste (të trishtuara ose të gëzueshme) të ekzistencës sime.
Kjo vepër është përkthyer në gjuhën shqipe nga Irma Kurti.
Autorja
Shpërndaje në: