Shtëpia botuese PUPËZ

Pasurojmë jetën e çdo fëmije me gëzimin dhe fuqinë e leximit.

PUPËZ është shtëpi botimi për libra ndërveprues edukativo-letrarë për fëmijë, libra mbështetës shkollorë. Përmes botimeve, aktivitete për nxitjen e leximit dhe shkrimit krijues synojmë të jemi një hapësirë edukimi, krijimi e argëtimi për të vegjlit dhe një ent besimi për prindërit e mësuesit.
ynojmë të krijojmë botime bashkëkohore për zhvillimin intelektual dhe personal të të gjithëve fëmijëve, me vëmendje të veçantë ndaj lexuesit fillestar, i cili është “fara” e lexuesit të kultivuar.

Me qasjen kryesore ndaj gjuhës shqipe, synojmë të frymëzojmë nxënësit ta përdorin drejt atë dhe ta përsosin duke përdorur të gjitha “arsenalet” që na ofron, për t’u shprehur në mënyrë sa më të saktë e të bukur dhe me fjalor të pasur.
Synojmë të përçojmë idenë se respektimi i personave dhe i grupeve të ndryshme shoqërore ndihmon në ndërtimin e një shoqërie pa paragjykime dhe urrejtje, të përkushtuar ndaj cilësisë më të lartë të jetës si komunitet dhe si komb, dhe vlerave të larta shpirtërore.

Nga shtëpia botuese "PUPËZ"

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.