PERANDORI i padukshëm XIX
700 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
| Kategoria | Roman |
|---|---|
| Formati | |
| Data e botimit | 1 Gusht 2026 |
| Gjuha | Shqip |
| Numri i faqeve | 229 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
PERANDORI i padukshëm XIX, është një roman(fantazi bashkëkohore),ku mbizotëron HUMORI dhe reflektimi për jetën.
-I. Ideja qendrore
> PERANDORI i padukshëm XIX,zbret në Tokë,për t'u dhënë njerëzve mësimin më të madh të jetës, por gjatë rrugës,zbulon se:
“Para se të gjykosh një zemër, duhet t'a dëgjosh duke rrahur..."
-II. Tema
Ky nuk është roman për Covid-in.
Ky është roman për...njeriun.
Familjen.
Dashurinë.
Lakminë.
Frikën.
Hipokrizinë.
Shpresën.
HUMORIN.
-III. Vendi ku zhvillohet historia.
SHQIPËRIA. Vend i vogël. Kompakt. I paparashikueshëm. Një përzierje e rrallë mes dashurisë, rrëmujës, krenarisë, hallit, humorit dhe improvizimit.Çdo gjë del shpejt në sipërfaqe. Në vende të mëdha, hipokrizia organizohet më mirë. Në Shqipëri,ende është artizanale.
Gjithashtu,zgjedh DURRËSIN, për antikitetin.Det. Histori. Lëvizje. Portë hyrjeje. Përzierje njerëzore. Zyrë. Kafene. Familje. Spital.
Brenda një qyteti të vetëm mund të shfaqet pothuajse i gjithë teatri njerëzor.
PERANDORI në fillim paraqitet si person fizik dhe më pas si prani METAFIZIKE e kudondodhur.
-VI. Mesazhi:
Në fund Ai largohet…por lë pas një pyetje:
–"Nëse një virus i padukshëm ju mësoi të jetoni..,
çfarë mësimi keni nxjerrë tani,që ai iku..?”
GJITHASHTU,i lë lexuesit,një të vërtetë të pakundërshtueshme:
"Nuk është jeta e gjatë ajo që ka rëndësi.
Por mënyra se si jeton…”
Lexim të mbarë…
Shpërndaje në: